• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ç’do të bëni ju tani o ambasador?!”/ Nesho: Meta do ta drejtojë partinë nga burgu!

by A R
22/10/2024 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se Ilir Meta do ta drejtojë policinë nga burgu. Ai u shpreh se Partia e Lirisë e ka quajtur arrestim politik ndaj Meta do të vijojë drejtimin. Nesho tha se ky është një arrestim i paralajmëruar, në funksion të pushtetit të Edi Ramës.

Biseda në studio:

Agim Nesho: Në rradhë të parë sot arrestimi i Presidentit Meta nga mënyra si është bërë tregon se ekziston një regjim, një drejtësi e kapur me dy standarde dhe po iu rikthehemi çështjeve të para, kur vjedhjet masive me PPP, ndarjes së Shqipërisë në pjesë etj., janë prezente dhe nuk vepron asnjë institucion i drejtësisë. Kemi parë drejtësi të njëanshme që mban nën arrest liderin e opozitës pa asnjë provë. Kemi parë spektakle të arrestimeve në masë si me dhëndrin e doktor Berishës ashtu edhe me zotin Meta.  Shfaqje të tilla tregojnë se drejtësia shqiptare është në funksion të politikës dhe kërkon t’i shesë këto si fitore të mëdha. Shteti ligjor nuk funksionon, institucionet janë kapur dhe në këtë arrestim spektakolar, kemi parë deklarimin të kryeministrit që po reformohet Shqipëria.

Ylli Rakipi: Si do të drejtohet partia tani? Se edhe Kryemadhi ka ikur nga aty.

Agim Nesho: Partia dhe kryesia ka vendosur që do ta drejtojë partinë. Partia e ka quajtur arrestim politik dhe nuk ka asnjë argument. Ky është një arrestim i paralajmëruar, por në funksion të pushtetit të Edi Ramës. Ai ka thënë LSI do ta shkrij dhe Meta nuk duhet të jetë në politikë. Doli me emailet false që e quanin bashkëpunëtor të Sigurimit. Kemi parë retorikën e Ramës që thoshte arrestoni Metën se do t’i bëhet qejfi gjithë Shqipërisë. Kemi drejtësi që komandohet nga shkopi magjik i Edi Ramës. Është çështja Çyrbja që tregon se kjo qeveri duhet të kishte rënë. Kanë vjedhur votat e popullit. Diktaturat përballohen me guxim. Keni edhe Abilekajn, ka bërë një shkrim perfekt sot, që është esenca e funksionimit të shtetit policor në Shqipëri.

Ylli Rakipi: Ju thoni do të drejtohet partia nga burgu. Ndonjë masë a keni marrë? Ç’do të bëni? Ju pashë pak të papërgatitur. Ka kohë që thueht se Meta do të arrestohet. Vetëm ju dhe Blushi dilni edhe avokati që atë punë ka.

Agim Nesho: Shikoni se çfarë persekutimi i ka bërë opozitës regjimi i Ramës. Nga McGonigal…

Ylli Rakipi: Ju çfarë do të bëni tani ambasador?

Agim Nesho: Kjo do të sjellë padiskutim një zemërim të jashtëzakonshëm të popullit. Opozita është më e bashkuar. Ne mund të kemi pozicione intelektuale në shqyrtimin e çështjeve, por kur sheh presion të tillë, kjo drejtësi e kapur nuk spastron qelbin që ka kapur Shqipërinë, prandaj revoltohemi dhe opozita do të bashkohet.

Ylli Rakipi: Dakord por ata kanë kopsitur tre gjëra që ta mbajnë minimumi shtatë vjet aty brenda…

Agim Nesho: Regjimi i bën të gjitha. Kap ministër që ka vjedhur miliarda dhe e dënon për një restorant që ka hapur…

/a.r

Next Post
‘Deputetët e PD do kallëzohen në SPAK për dhunën në Kuvend’, reagon ashpër ministri Hoxha: Kemi pamje filmike…

Meta u arrestua dhunshëm? Hoxha: Kur kundërshtohet forcërisht, Policia në të gjithë botën ka vetëm një opsion...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

March 17, 2026
Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedime të thelluara dhe konstruktive mbi çështjet ekonomike dhe tregëtare në Paris

Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedime të thelluara dhe konstruktive mbi çështjet ekonomike dhe tregëtare në Paris

March 17, 2026
Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

March 17, 2026
Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In