Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, sot ka njoftuar përmes faqes zyrtare në facebook qytetarët shqiptarë që jetojnë në Rusi të kontaktojnë përmes disa numrash telefoni në rast se ndodhen në situata emergjente ose kërcënim për sigurinë dhe jetën e tyre.
Gjithashtu MEPJ njofton se ambasada e Shqipërisë në Rusi e ka të pamundur aksesin në profilet e saj për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale.
Rusia ka dy javë që është shkëputur totalisht nga bota teknologjike. Atyre u është bllokuar hyrja në rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe së fundmi edhe Youtube.
/a.r