• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çdo plazh privat duhet të ketë me çdo kusht vrojtues, AKB përgjegjëse për zbatimin e ligjit

by Java News
10/07/2023 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo çdo kush mund të marr në administrim një plazh. Poseduesit e lejeve janë të detyruar të zbatojnë me korrektësi të gjitha masat e parashikuara për sigurinë dhe shëndetin.

Për stacion plazhi fillimisht bëhet aplikimi në portalin e -Albania. Agjensia Kombëtare e Bregdetit më pas shqyrton, filtron kriteret  si dhe kontrollon zbatimin e tyre.  Apilkantët për stacion plazhi, ose ndryshe për plazh privat,  duhet të paraqesin një marrëveshje paraprake me vrojtues plazhi, e cila të garanton sigurinë për pushuesit.

Kontrata për plazhin privat zgjat nga 1 deri në 5 vjet, por edhe rinovohet. Bashkia formalisht nënshkruan dokumentet e miratuara nga Agjensia Kombetare e Bregdetit.

Për të marrë një plazh privat, kontrat lidhen deri në datë 31 Mars. Plazhet për të cilat nuk është lidhur kontratë deri në këtë datë, do të funksionojnë si plazhe publike. Nëse në plazh nuk ka vrojtues, kontrata me biznesin prishet.

Për kontrollin e zbatimit të rregullave në një plazh privat, nga rojet private, deri tek sinjalistika orientuese detare, është një Task Force, e përbërë nga inspektorë të AKB dhe policë bashkiakë.

Kulla e vrojtimit duhet të jetë e pajisur me elementet Dylbi, Megafona, Bilbil metalik ,barelë, barelë kosh dhe kollare qafe, Kuti të ndihmës së parë, bovë shpëtimi për çdo vrojtues, kamerdare,  me perimetër shpëtimi 30 metër për çdo 200-250 metra plazh, mjete komunikimi apo telefona.

Për plazhet publike, të cilat administrohen nga njësitë vendore, në të cilat nuk mund të ofrohen kriteret e sigurisë, duhet të vendosen tabela informuese lehtësisht të dallueshme, me mbishkrime (në shqip e në anglisht) “KUJDES! — KY PLAZH NUK KA VROJTUES PLAZHI.” / “ATTENTION! – THIS BEACH HAS NO LIFEGUARD.”

Mosplotësimi i kushteve dhe kritereve ngarkon me përgjegjësi administrative apo, kur është rasti, me përgjegjësi penale kur sjell pasoja të rënda për shëndetin.

/f.stafa

Next Post
Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur hetim prej 19 qershorit për denoncimin e gurores në Borizanë

Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur hetim prej 19 qershorit për denoncimin e gurores në Borizanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com