• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çdo përpjekje për tensione false nacionaliste do përballet me reagimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë”

by A R
13/02/2017 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pas një takimi të hënën në Tiranë, me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli deklaroi se “konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është prioriteti i axhendës sonë të përbashkët”.

“Konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është në fakt prioritet i axhendës sonë të përbashkët dhe ishte le të themi ajo çka në mënyrë eksplicite u bisedua midis nesh, dy delegacioneve. Çdo përpjekje për të krijuar tensione false nacionaliste do të përballet me vullnetin tonë të përbashkët të palëkundur për të vazhduar ëndrrën tonë më të madhe dhe të popujve atë të integrimit atlantik në gjithë rajonin që jetojmë”, tha Mimi Kodheli.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Kodheli foli dhe për dyfishimin e numrit të ushtarakëve shqiptarë që janë pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ne vlerësojmë punën e jashtëzakonshme që personeli ushtarak i misionit më të gjatë të NATO-s, KFOR-i bën në Kosovë, tha ajo. “Prezenca e ushtarakëve shqiptarë atje do të dyfishohet dhe ne jemi në përfundim të procedurave ligjore për këtë shtesë personeli”.

Gjithashtu, dy homologët folën dhe për Planin e Bashkëpunimit për vitin 2017, me synim organizimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta. Kodheli tha se programet mësimore ushtarake të të gjitha niveleve, janë të hapura për personelin e FSK-së.

Ministri Demolli, nga ana e tij, përveç çështjeve të bashkëpunimit, foli dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe sidomos për ndalimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze. Demolli u shpreh për lirimin sa më parë të Haradinajt dhe rikthimin
e tij në Kosovë.
Ministri kosovar foli dhe për procesin e transformimit të FSK-së, i cili sipas Demollit, duhet të zhvillohet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë. Po ashtu në takim u bisedua edhe për vizitën e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, në Prishtinë, i cili siguroi për vazhdimësinë e mbështetjes së Aleancës për sigurinë e paqes në Kosovë.

“Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në Forcë të Armatosur të Kosovës, i cili proces tanimë është i ditur që për shkak të mosgatishëmrisë së deputetëve të komunitetit serbë në Kuvendin e Kosovës që të votojnë për amendamentet kushtetuese, të cilat hapin rrugën për transformim kanë një kohë të gjatë që kanë stanjuar.
Kërkesa e shoqërisë kosovare është në vazhdimësi që ky proces të ndodhë dhe dita-ditës të kemi presion nga të gjitha segmentet e mundshme kosovare”, tha Haki Demolli, ministri i FSK-së./a.m.

Next Post
Mirditë, i kërkuari për vrasje qëllon mbi policinë

BERZH: Biznesi humbet 6.5 % të xhiros nga "taksa e krimit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projektligji i ri për kripto-asetet: Tatimet do të monitorojnë transaksionet

Projektligji i ri për kripto-asetet: Tatimet do të monitorojnë transaksionet

July 18, 2026
Europa përballet me mot ekstrem, temperaturat pritet të arrijnë 44 gradë në Spanjë

Europa përballet me mot ekstrem, temperaturat pritet të arrijnë 44 gradë në Spanjë

July 18, 2026
Skandali me 69 milionë lekët në Postën e Durrësit, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën

Skandali me 69 milionë lekët në Postën e Durrësit, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën

July 18, 2026
Kontrolle kundër ndotjes akustike, Policia: Muzika me volum të lartë do të ndëshkohet

Kontrolle kundër ndotjes akustike, Policia: Muzika me volum të lartë do të ndëshkohet

July 18, 2026
Europa “zbarkon” në Vlorë / Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

Europa “zbarkon” në Vlorë / Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

July 18, 2026
Kush paguan 100 mijë dollarë, do të mësojë i pari se çfarë poston Trump

Kush paguan 100 mijë dollarë, do të mësojë i pari se çfarë poston Trump

July 18, 2026
Kapen mbi 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një i arrestuar

Kapen mbi 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një i arrestuar

July 18, 2026
SHBA forcon flotën e avionëve furnizues me karburant në Izrael, rritet prania ushtarake në Lindjen e Mesme

SHBA forcon flotën e avionëve furnizues me karburant në Izrael, rritet prania ushtarake në Lindjen e Mesme

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë falas, pavarësisht paralajmërimeve për tarifimin nga qershori

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë falas, pavarësisht paralajmërimeve për tarifimin nga qershori

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In