• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çdo gjë ‘ok’ si farmaci,” Mediu: Çfarë më tha Shefi i Shtabit 15 ditë para shpërthimit në Gërdec

by A R
24/02/2025 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili në kohën kur ndodhi shpërthimi i Gërdecit ishte ministër i Mbrojtjes, komentoi detaje nga dosja Gërdeci teksa bëhen 17 vite nga tragjedia që tronditi vendin.

Në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, Mediu zgjodhi që të mos komentonte procesin e ngritur aktualisht ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Kur më kanë pyetur për zotin Veliaj, nëse do të fitojë ai apo SPAK-u, u kam thënë dua të fitojë drejtësia. S’ka rëndësi kush është, Veliaj, Rama, Mediu. Po të isha Veliaj, do të kisha bërë atë që ka bërë Veliaj me mua. Se ka bërë gjyqtarin dhe prokurorin për 17 vite, ka folur si i ka ardhur për mbarë. Do të doja deri në fund, që edhe kundërshtarit më të madh, të mos i cënohet liria dhe e drejta,” deklaroi Mediu.

Ndërsa, i pyetur nëse pas 17 vitesh e ka një reflektim, Mediu thotë se reflektimi i tij ka qenë i menjëhershëm.

“Kam qenë ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen. Pa ma kërkuar njeri. Se mendoj që ishte një përgjegjësi morale… më e rëndësishme sesa do të isha unë apo jo pjesë e Samitit të NATO-s, ishte një qëndrim moral në raport me Gërdecin. Janë 29 veta të gjykuar, hetuar, 24 janë dënuar.”

Sa i përket akuzës ndaj tij “shpërdorim detyre”, kryetari i PR-së thotë se nuk ka të bëjë me vetë shpërthimin në Gërdec.

“Nuk ka asnjë lloj lidhje me funksionin dhe detyrat e Ministrit të Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes është civil. Nuk merret me armatim, nuk merret me transportin e municioneve…,” shpjegon ai.

Teksa theksoi se ai vetë nuk ka qenë asnjë herë të vetme në Gërdec, Mediu shtoi se ministri nuk mund ta dinte se diçka po shkonte keq me procesin e demontimit, nëse nuk i raportohej diçka e tillë.

“Ne diskutonim politikat. 15 ditë para se të ndodhte shpërthimi, ka pasur një mbledhje të shtabit, ku është cilësuar linja e Gërdecit, 100 herë më e mirë sesa projekti në Elbasan.”

I pyetur nëse mendon se e kanë gënjyer, Mediu përgjigjet:

“Mendoj që kjo ka qenë njohuria dhe dija e tyre për procesin. Nuk kam qenë asnjë ditë të vetme në Gërdec, s’kam pasur as edhe një kontakt me ta. Strukturat më të larta ushtarake, shefi i shtabit ka qenë në Gërdec  Dhe ka thënë që çdo gjë funksiononte perfekt, si farmaci. Ku ta gjeja unë informacionin?”

Po ashtu, ai shtoi se as shërbimet inteligjente, as shërbimet ushtarake as strukturat komanduese, zbatuese nuk i sollën informacion se kishte diçka që nuk shkonte në Gërdec.

Next Post
“Biden do gjak të derdhur në Europë”, Rusia: NATO po bëhet gati për luftë të drejtpërdrejtë

Sot 3 vite nga nisja e luftës në Ukrainë, çfarë ndodhi në 24 shkurt 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

February 18, 2026
“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

“Procesi në Hagë është farsë”, ish-ambasadori Minxhozi: Pse ka rënë qëllimi për të cilin u ngrit “Specialja”

February 18, 2026
Sejdiu: Pse Deklaratën e Pavarësisë duhej ta lexonte Krasniqi dhe jo Thaçi

Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

February 18, 2026
La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

February 18, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Thumanë-Kashar, përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

February 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In