• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çdo dokument ju mbërrin online”/ Drejtoresha e AKSHI-t shpjegon lehtësimin që sjellin sportelet e shërbimeve online

by Java News
28/04/2022 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të gjitha aplikimet që deri tani nuk dihej fare kur e merrje përgjigjen, do të jenë me nënshkrim elektronik ose vulë elektronike, por dhe do të monitorohen në kohë reale”.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj shpjegoi kështu lehtësitë që sjell kalimi nga sportelet fizikë në ato onlinë për qytetarët.

Përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, Karçanaj iu përgjigj pyetjeve më të shpeshta të publikut mbi procesin, ku foli edhe për institucionet që reduktojnë ndjeshëm sportelet fizike.

“Preken të gjitha institucionet. Kemi grupin e parë të institucioneve që u reduktohen ndjeshëm sportelet. Përmend këtu drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile, nga 390 sportele fizike, kalon në 150 sportele. Në këto sportele do të merren vetëm ato shërbime që kanë nevojë për prezencën e personit. Preket qëndra kombëtare e biznesit, ku shërbimet do të ofrohen vetëm online dhe sportelistët që më parë punonin në sportelet fizike, do të punojnë për t’i kthyer përgjigje me vulë elektronike qytetarit. Drejtoria e përgjithshme e tatimeve, instituti i sigurimeve shoqërore, por dhe të gjitha institucionet e tjera sepse edhe në rastin kur këto institucione nuk kanë pasur sportele fizike që reduktohen apo ishin te pjesa që aplikimi realizohej dhe përgjigja vinte me postë, tashmë do të kemi një përgjigje që vjen vetëm në mënyrë elektronike dhe me vulë digjitale. Kjo është risia më e rëndësishme e këtij transformimi”, tha drejtuesja e AKSHI-it.

Intervista e plotë:

-Sa dhe si do t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë kalimi nga sportelet fizike në ato online?

Karçanaj: Gjej rastin të përmend raportin që kemi së fundmi nga BERZH që i jep Shqipërisë vendin e parë në rajon për shërbimet publike dhe renditemi të 17 në botë, lëmë pas fqinjët tanë si Italia dhe Greqia që prej kohësh kanë hyrë në Bashkimin Europian.

Kemi një ndryshim të madh që i ka ndodhur jetës së qytetarëve dhe bizneseve falë E Albania. Së fundmi, ndryshimet teknike na kanë mundësuar një transformim të ri, për herë të parë shërbimet dhe përgjigjet për të gjitha aplikimet që deri tani nuk dihej fare kur e merrje përgjigjen, do të jenë me nënshkrim elektronik ose vulë elektronike, por dhe do të monitorohen në kohë reale. Më në fund përgjigja ndaj qytetarit nuk do të ngelet më në dorë të harresës njerëzore apo të neglizhencës së punonjësit, por do të kemi një sistem që i mbulon të gjitha këto fenomene.

-Cilat janë disa nga institucionet që kalojnë me sportele online?

Karçanaj: Preken të gjitha institucionet. Kemi grupin e parë të institucioneve që u reduktohen ndjeshëm sportelet. Përmend këtu drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile, nga 390 sportele fizike, kalon në 150 sportele. Në këto sportele do të merren vetëm ato shërbime që kanë nevojë për prezencën e personit. Preket qëndra kombëtare e biznesit, ku shërbimet do të ofrohen vetëm online dhe sportelistët që më parë punonin në sportelet fizike, do të punojnë për t’i kthyer përgjigje me vulë elektronike qytetarit. Drejtoria e përgjithshme e tatimeve, instituti i sigurimeve shoqërore, por dhe të gjitha institucionet e tjera sepse edhe në rastin kur këto institucione nuk kanë pasur sportele fizike që reduktohen apo ishin te pjesa që aplikimi realizohej dhe përgjigja vinte me poste, do të kemi një përgjigje që vjen vetëm në mënyrë elektronike dhe me vulë digjitale. Kjo është risia më e rëndësishme e këtij transformimi.

-Si do të operohet me qytetarë që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë, të moshuarit përshembull?

Karçanaj: Nga eksperienca e deritanishme dhe nga shifrat, ne flasim me shifra, pensionistët e kanë përdorur platformën E – Albania shumë mirë. Në pandemi ishin përdoruesit kryesorë dhe rezervonin javët e tyre për dalje. Aplikimet për pensione arritën në 1.6 milionë përdorime të këtyre shërbimeve që bëhen nga moshat e treta, fermerët e moshuar gjithashtu që aplikojnë në E Albania.

-Çfarë avantazhesh do të sjellë sistemi i qendërzuar, i shërbimeve pa letra, që është ambicia e qeverisë shqiptare?

Karçanaj: Tashmë kemi kaluar pa letër në sistemin e akteve ku merret mendimi dhe kryhet gjithe procesi i inicimit dhe aprovimit të akteve të Kryeministrit. Cdo akt atje është pa letër, me nënshkrim elektronik. Sistemi i menaxhimit të dokumentave është implementuar me shumë sukses në Kryeministri dhe në të gjitha ministritë e linjës. Është momenti që në dy vitet e ardhshme të përmbyllim punën e gjithë administratës, të automatizohet, të kalojë pa letër, nuk do të kemi asnjë letër, as kohë të humbur më në postë, nuk do të kemi më pesë ditë deri në dy javë vonesa, apo printera që amortizohen.

https://kryeministria.al/newsroom/drejtoresha-e-pergjithshme-e-akshi-i-pergjigjet-pyetjeve-te-publikut-mbi-procesin-e-sherbimeve-pa-sportele/

Next Post
Pse janë trembur dhe prerë në fytyrë të gjithë?!

“Minojnë drejtësinë”/ Peticioni për largimin e Yuri Kim, Ngjela zbulon se kush qëndron pas: Është lëvizje anti-shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com