• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Çdo ditë ata vrasin një ose dy njerëz’/ VOA: Përkeqësohet situata e sigurisë në kampin al-Hol në Siri

by Java News
11/08/2021 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Refugjatët irakianë në kampin al-Hol në verilindje të Sirisë po shprehin shqetësime rreth dhunës në rritje brenda kampit pas vrasjes së një tjetër irakiani gjatë fundjavës, nga militantët e dyshuar të Shtetit Islamik. Kampi strehon dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë familjet e luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zana Omer njofton.

Situata e sigurisë në kampin al-Hol në verilindje të Sirisë po përkeqësohet përsëri. Dhjetëra mijëra refugjatë irakianë dhe sirianë të zhvendosur jetojnë atje, së bashku me mijëra familje të luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik.

Gjatë fundjavës, një refugjat irakian u vra dhe tre të tjerë u plagosën rëndë gjatë një sulmi nga një celulë e dyshuar e Shtetit Islamik. Sulmi e çon në 25 numrin e të vrarëve brenda kampit, që nga mesi i prillit.

Rritja e fundit e dhunës ka shqetësuar shumë refugjatë irakianë në al-Hol. “Situata jonë po përkeqësohet nga këto vrasje. Po të ktheheshim në Irak dhe të qëndronim në një kamp tjetër refugjatësh, sinqerisht do të ishte më mirë se këtu”, thotë Um Abdullah, një refugjate irakiane.

Sipas autoriteteve kurde të kampit, në al-Hol jetojnë rreth 30,000 refugjatë irakianë.

Në mars, Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara filluan një operacion madhor për të frenuar sulmet e celulave të Shtetit Islamik brenda kampit. Më shumë se 125 operativë të dyshuar të IS-it u arrestuan gjatë fushatës.

Por banorët e kampit thonë se javët e fundit ka pasur një rritje të dhunës.

“Vrasja është bërë një dukuri e përditshme këtu. Pothuajse çdo ditë ata vrasin një ose dy njerëz në kamp”, thotë Rakan Mohammed, një refugjat irakian.

Zyrtarët e kampit thonë se sulmuesit përdorin thika dhe armë me silenciator kur vënë në shënjestër viktimat e tyre. Shumica e sulmeve kanë ndodhur gjatë natës, kur prania e forcave të sigurisë është e ulët.

“Mezi presim të zbardhi dita, sepse natën nuk i dihet kurrë se kush mund të hyjë në tendën tënde”, thotë Abu Ahmet, refugjat irakian.

Një zyrtar në kampin al-Hol i tha Zërit të Amerikës se të paktën 93 familje – gjithsej 380 persona – janë riatdhesuar nga kampi al-Hol që nga maji. Mes tyre edhe 19 shqiptarë.

Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara, më shumë se 62,000 njerëz jetojnë ende në al-Hol, përfshirë rreth 40,000 fëmijë./m.j

Next Post
“Bregoviç”/ Qytetarët e Tiranës: Mjaft me politikë, ai është artist. Festa e birrës në Korçë gjithmonë ka bashkuar njerëzit

"Bregoviç"/ Qytetarët e Tiranës: Mjaft me politikë, ai është artist. Festa e birrës në Korçë gjithmonë ka bashkuar njerëzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In