• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çdo biznes me xhiro mbi 2 mln lekë, do të hapë me detyrim llogari bankare

by Java News
28/01/2019 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit do të detyrohen të pajisen me llogari bankare biznesi. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili – sipas saj, – synon të reduktojë paranë “cash” në ekonomi. Sipas draftit, qeveria do të detyrojë çdo biznes, person fizik apo juridik, përfshirë dhe organizatat jofitimprurëse, që të pajisen me llogari bankare, në të kundërt do të ndëshkohen me gjoba.

Më konkretisht, në nenin 2 projektligji sanksionon se “bizneset që konstatohen se nuk hapin llogari në bankë do të gjobiten me 50 mijë lekë, kur janë persona fizikë me xhiro deri në 8 milionë lekë. Ndërsa në rastin e personave juridikë, gjoba është 100 mijë lekë”.

Drafti, nga i cili përfitojnë ekonomikisht bankat, krijon kosto shtesë për mijëra biznese të vogla, të cilat tashmë duhet të paguajnë komisionet bankare për mirëmbajtjen e llogarive, që mund të arrijnë deri në 50 euro në vit.

Ministria e Financave thotë se, ndryshimet ligjore janë kërkuar nga Këshilli i Europës, më konkretisht Agjencia europiane kundër Pastrimit të Parave “Moneyval”, për të mbyllur shtigjet për pastrim parash.

Vlerësimi i fundit i “Moneyval” për Shqipërinë, që u publikua vetëm një muaj më parë, kishte doza të forta kritike. Madje, Këshilli i Europës e vendosi Shqipërinë në mbikëqyrje të thelluar, pasi sipas ekspertëve të “Moneyval”, në vend janë rritur rreziqet për pastrimin e parave.

Gjasat janë që ky draft, që detyron edhe bizneset e vogla të kenë llogari bankare, të pasohet më vonë nga masa të tjera shtrënguese, ku nuk përjashtohet edhe ulja e kufirit të xhiros për transaksionet që lejohen në para “cash”. Aktualisht, ky kufi është 150 mijë lekë, por burime nga Ministria e Financave thonë se po shqyrtohet mundësia, që shuma e lejuar për transaksionet “cash” të ulët edhe më shumë.

/a.meta

Next Post
NATO reagon: Putini të ketë kujdes me kërcënimet

Stolteberg: Maqedonia anëtare e NATO-s brenda 2020-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In