“Kur patën mundësi për ta bërë shëndetësinë e lanë gërmadhë ndërsa tani flasin se si mund tē ishte shëndetësia që...
Paraditen e sotme kryedemokrati Basha sëbashku me Sali Berishën, dolën në një tryezë ku folën për shëndetësinë dhe vizionin e...
Ndodh shpesh që simptomat e sëmundjeve të zemrës të mos vihen re ose të anashkalohen, sidomos në moshat e reja....
Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit ka miratuar ditën e sotme imazhet e reja që do...
Gremi Clinic Wellness sjell në Shqipëri ekspertin e njohur Italian Giuseppe Magni Aksidentet rrugore, çantat e rënda të shkollës, të ulurit për një kohë të gjatë nga bankat e shkollës drej kompjuterit në shtëpi si dhe mos kryerja e aktiviteteve fizike bën që kryesisht fëmijët të kenë problem të ndjeshme me deformimet në shtyllën kurrizore. Të dhënat botërore tregojnë se nga 10 fëmijë, 3 shfaqin problematika të tilla. Por kjo shifër është në rritje duke marrë parasysh edhe shtimin e numrit të aksidenteve apo incidenteve të ndryshme që kanë pasoja në shëndetin e të vegjëlve dhe të pacientëve të rritur. Në rastin e fëmijëve problematika është më e ndjeshme për shkak të imunitetit më të dobët dhe sistemi kockor-muskulor që është ende në zhvillim. Mjekët shprehen se sa më parë të indentifikoni këto problematika, aq më tepër mundësi do të ketë fëmija juaj të trajtohet dhe të shmang pasoja të tilla që mbeten problematike në të gjithë jetën. Klinika Mjekësore Gremi Clinic, ju vjen në ndihmë përmes kineziterapisë. Për Shqipërinë Kineziterapia është një risi. Mjekët e Gremi Clinic synojnë ta përfishijnë këtë ushtrim terapeutik në shoqëri për t’i ardhur në ndihmë pacientëve. Për këtë arsye, Gremi Clinic Wellness bashkëpunon prej disa kohësh me mjekun Ialian Giuseppe Magni me një eskperiencë mbi 30 vjecare si neuro-fiziologji. Giuseppe Magni është doktoruar në Neurofiziologji dhe është Terapeutist i Rehabilitimit të sistemit nervor qendror dhe periferik, kryesisht pas traumave. Është specializuar në Universitetet e Gjenenës dhe Lozanës, në Zvicër. Ajo që e bënë të sukseshme kineziterapinë është mënyra se si lëvizja e trupit, ushtrimet e rekomanduara nga mjeku përmirësojnë funksionimin e sistemit nervor dhe atë fizik. Giuseppe Magni thonë se ka një lidhje të jashtëzakonshme të sistemit nervor me traumat dhe mënyrën se si reflektohen dhe manifestohen ato në jetën tonë. Sipas tij deformimet fizike mund të prekin moshat 0 vjeç deri në fund të jetës; pra deformime të lindura por edhe fituara gjatë jetës për shkak të aksidenteve, traumave apo patologjive të ndryshme. Në Itali kjo problematikë evidentohet kryesisht tek balerinët e baletit klasik, ndërsa në Shqipëri problematikat tw tilla lidhen me diganostikimet e vona tek fëmijët. Ndërsa tek të rritur rastet më të shpeshta lidhen me aksidentet. Po cfarë është kineziterapia? Kineziterapia është një terapi që bazohet në lëvizjes së gjymtyrëve e gjithë trupit përmes përmirësimit të funksionimit të sistemit nervor, i cili për shkaqe të ndryshme mund të jetë dëmtuar. Si korrigjohen deformimet? Zbulimi i hershëm i deformimeve është parakusht për mjekimin e tij të suksesshëm. Mjeku Italian thotë se me terapinë neurokinezia ndihmon në korigjimin e ketyre probelmatikeve. Kinezterapia shkon më tej se procedurave si yoga apo fizioterapia, duke vënë në lëvizje nyjet, duke u përqëndruar në qendrën e komandave, në sistemin nervor dhe në atë emocional. ...
Ka vdekur nga coronavirusi, Liu Zhiming, drejtori i Wuchang Hospital në Wuhan. Të premten e shkuar në të njëjtin spital...
Njerëzit shpenzojnë mesatarisht 52 minuta në ditë duke bërë thashetheme. Këtë e thotë një studim i kohëve të fundit. ...
Sipas ekspertëve, mpiksja e gjakut në vena e njohur ndryshe si trombozë ka një ndikim negativ në të gjithë organizmin....
Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa po shënon nga të paktën 100 viktima në ditë. BBC raporton...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë do të kryejnë praktikat mjekësore në laboratorin e ri të biosimulimit klinik pranë Fakultetit të...
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.