Një vajzë 21-vjeçare në Zografou të Greqisë përjetoi çaste tmerri kur një burrë i maskuar dhe i veshur me të zeza e sulmoi seksualisht në orët e natës.
Ngjarja ndodhi sapo e reja doli nga shtëpia e saj për të shkuar në dyqan. Siç shkruajnë mediat greke, burri e preku në zonën intime vajzën dhe më pas e shtriu përtokë për të abuzuar me të.
Por 21-vjeçarja rezistoi, e goditi me shkelm dhe më pas u largua me vrap. Ajo e përshkroi në polici autorin si të ri në moshë, me gjatësi mesatare, flokë të zinj, i veshur i gjithi me të zeza dhe me një maskë anti-COVID./m.j