• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cassano e adhuron Ibrën: Vetëm Ronaldo dhe Van Basten ia kalojnë

by Java News
01/01/2020 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm legjenda e Brazilit, Ronaldo, dhe ikona holandeze, Marco van Basten, ulen përpara Zlatan Ibrahimoviç, kur bëhet fjalë për sulmuesit “9” më të mirë të 30 viteve të fundit.

Kështu mendon ish-shoku i skuadrës së suedezit në Milano, Antonio Cassano.

Pas shumë spekulimeve në lidhje me lëvizjen e tij të radhës, 38-vjeçari ka vendosur të kthehet në një mjedis të njohur, atë kuqezi, në futbollin europian, pas aventurës amerikane.

Cassano është i bindur se Ibrahimoviç mund “të lulëzojë” përsëri në Itali, pavarësisht viteve që ka mbi supe. Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Interit nuk tregoi asnjë shenjë të ngadalësimit në MLS.

Ai mbetet ekzemplar mbresëlënës fizik, që kurrë nuk ka pasur ndonjë problem, kur bëhet fjalë për vetëbesimin. Ibrahimoviç ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në nivelin më të lartë, me trofe të fituar në Hollandë, Itali, Spanjë, Francë dhe Angli.

Përfshirja e tij në mesin e të mëdhenjve të të gjitha kohërave tashmë është e sigurt, me Cassano që pranon se janë të paktë ata që mund të pretendojnë të jenë afër sulmuesit suedez. Ish-talenti barez tha për “Sky Sport Italia”:

“E prisja këtë kthim. Gjithmonë thoja që, nëse kthehej në Itali, do ta bënte këtë vetëm për Milanin. Ai është shumë i dashur për qytetin dhe këtë klub.

Pas Ronaldos dhe Marco van Basten, unë do të them se Ibrahimoviç është numri 9 më i mirë i 30 viteve të fundit.

Ai është ende fenomenal, pavarësisht moshës. Zlatan i bën shokët e tij të skuadrës të japin 110 për qind dhe ende mund të bëjnë ndryshimin në Serie A.

Ai do t’i japë tjetër moral Milanit, edhe pse 80-85% e skuadrës aktuale nuk e meriton fanellën kuqezi. Jam i sigurt që Ibra do të marrë më të mirën prej tyre, sepse, nëse bashkëlojtarët nuk japin 100% në çdo seancë stërvitore, ai ngre zërin.

Kur ai e bën këtë, do të ishte mirë që të frikësoheni. Unë, gjithashtu, kam besim te Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, puna e tyre duhet parë me më shumë durim.

Ata e kanë marrë Ibrën tani, flitet për Jean-Clair Todibo nga Barcelona, kështu që mendoj se Milani mund të rikthehet në krye për dy-tri vite”, pergatiti Lexo.al.

Next Post
Ky është babagjyshi i vërtetë, pasi prej 50 vitesh bën lodra për fëmijët në nevojë

Ky është babagjyshi i vërtetë, pasi prej 50 vitesh bën lodra për fëmijët në nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

February 3, 2026
“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

February 3, 2026
Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In