• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Casillas, ironizon me Mourinjon pas dështimit përballë Liverpulit!

by Java News
17/12/2018 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Iker Casillas i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Jose Mourinhos pas humbjes 3-1 të Manchester United në Premier League, në fushën e Liverpool. Të besuarit e trajnerit portugez patën një transfertë zhgënjyese në “Anfield”, të dielën, teksa Sadio Mane dhe dy herë Xherdan Shaqiri iu dhanë kryesuesve të Premier League një fitore të merituar.

“Djajtë e Kuq” renditen të gjashtët në klasifikimin aktual, me 19 pikë pas Liverpool, me një golaverazh zero; shifra këto që tregojnë ecurinë më të keqe në 17 ndeshjet e para, që nga sezoni 1990-1991.

Nuk vonoi reagimi nga Casillas, duke shënjestruar qartësisht Jose Mourinhon, i cili e kishte përshkruar në mënyrë ironike ish-portierin e Real Madridit si dikush afër fundit të karrierës së tij, në një intervistë të fundit me gazetën portugeze “Record”.

“Sipas një gazete portugeze, dikush tha se një lojtar si unë (37 vjeç) është në fund të karrierës së tij, – shkroi Casillas në Twitter. – Pyetja ime për këtë gazetë është: në rastin e trajnerëve, kur dhe në ç’moment kuptohet se ata nuk janë më udhëheqës, apo trajnerë të një ekipi?”

Casillas dhe Mourinho përjetuan një marrëdhënie të vështirë gjatë muajve të fundit të kohës së trajnerit portugez te Real Madridi, në vitin 2013. Portieri spanjoll i tha Jorge Valdano në një intervistë për “Vamos” se, po të ta kishte mundësinë e përsëristjes së asaj kohe në “Santiago Bernabeu”, ai do ta kishte kapur demin nga brirët, duke u përballur hapur me Mourinhon. Kjo bëri që Mourinho të deklarojë se komentet e portierit të Portos ishin “tipike për dike, që është në fund të karrierës së tij”./a.meta

Next Post
Rama apel për dialog: Sharrat e Dr.Monës dhe britmat e Artistit gjymtuan protestën

Rama apel për dialog: Sharrat e Dr.Monës dhe britmat e Artistit gjymtuan protestën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In