Ekipi kampion i Shqipërisë Skënderbeu nuk do të mund të jetë pjesë e kupave të Evropës në sezonmin e ardhshëm. Penalizimi erdhi pas akuzave ndaj ekipit korçar për trukimin e disa ndeshjeve.
Ky ishte vendimi i dhënë nga Gjykata Sportive e Arbitrazhit CAS në Zvicër. Më herët UEFA kishte vendosur penalizimin e Skënderbeut me heqjen e të drjetës për të marrë pjesë në eventet evropiane për një vit.
Ky vendim u shqyrtua në CAS, e cila nga ana e saj la në fuqi vendimin e UEFA-s. Nuk dihet se si do të veprohet, nëse vendin e Skënderbeut në Ligën e Kampioneve do ta zërë Partizani, apo Shqipëria do të mbetet e papërfaqësuar në këtë kompeticion./a.m.