• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Carol” kryeson me nominime në “Golden Globe

by Java News
11/12/2015 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Globe Awards 2016” si pretendent për të fituar në pesë kategori shikon Cate Blanchett dhe Rooney Mara që do të garojnë për aktoren më të mirë në dramë për rolet e tyre në filmin e bazuar në rrëfimin e vitit 1950, kur një grua e pasur bie në dashuri me një grua më të re.

Filmi gjithashtu është nominuar në kategoritë për filmin më të mirë dramë, origjinal dhe regjisorin më të mirë për Todd Haynes. Filmat “The Revenant”, “The Big Short” dhe “Steve Jobs” janë nominuar në katër kategori.

“Carol” do të garojë kundër filmit të Alejandro Inarritus “The Revenant” për kategorinë filmi më i mirë dramë, së bashku me “Mad Max: Fury Road”, filmin për kidnapim “Room” dhe filmin e bazuar në ngjarje të vërtetë, “Spotlight”.

Në kategorinë për aktoren më të mirë një vend e ka zënë edhe aktorja Brie Larson për rolin e saj në filmin “Room” dhe tani do të garojë së bashku me Blanchett, Rooney Maran, Saoirse Ronan me filmin “Brooklyn” dhe Alicia Vikander për filmin “The Danish Girl”.

Performanca e aktorit Leonardo Di Caprio në filmin “The Revenant” është shpërblyer me nominim për aktorin më të mirë, së bashku me Bryan Cranston për rolin në filmin biografik “Trumbo”, Michael Fassbender për “Steve Jobs” dhe Ëill Smith për “Concussion”.

Aktori Eddie Redmayne – i cili vitin e kaluar e fitoi çmimin në këtë kategori për rolin e tij në filmin “The Theory of Everything” – sivjet është nominuar në këtë kategori për portretizimin e transseksualit Lili Elbe në filmin “The Danish Girl”.

Në kategoritë filmi më i mirë muzikor dhe komedi ka zënë vend filmi për krizën financiare të Amerikës, “The Big Short”. Kundër këtij filmi do të garojnë “Spy”, “Trainëreck” dhe nominimet e befasishme “The Martian” e “Joy”.

Jennifer Laërence gjithashtu është nominuar në kategorinë aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Joy”, film autobiografik për shpikësin e “Miracle Mop”. Në këtë kategori, aktorja 25-vjeçare do të garojë me Melissa McCarthy nga filmi “Spy”, Amy Schumer nga “Trainwreck”, Dame Maggie Smith për filmin “The Lady in the Van” dhe me aktoren Lily Tomlin për filmin “Grandma”.

Në kategorinë aktori më i mirë në rol dytësor kanë zënë vend Christian Bale për rolin e tij në filmin “The Big Short”, Steve Carell është nominuar me Matt Damonin për filmin “The Martian”, aktori veteran Al Pacino me filmin “Danny Collins” dhe Mark Ruffalo në “Infinitely Polar Bear”.

Në mesin e aktorëve të nominuar britanikë në kategorinë aktori dhe aktorja më e mirë në rolet dytësore janë: Idris Elba në filmin “Beasts of No Nation”, Mark Rylance për “Bridge of Spies”, Helen Mirren për“Trumbo” dhe Kate Winslet për filmin“Steve Jobs”.

Krijuesi britanik i filmave Ridley Scott është nominuar për regjisorin më të mirë me filmin “The Martian”. Këngëtari Sam Smith gjithashtu do të jetë i nominuar në kategorinë kolona më e mirë zanore me këngën e tij “Writings on the Wall”, që është përdorur në filmin e James Bondit, “Spectre”.

Në kategorinë e televizionit ka shumë nominime. Filmat “American Crime”, “Fargo”, “Mr Robot”, “Outlander”, “Transparent” dhe “Wolf Hall”, kanë marrë nga tri nominime.

Drama e BBC 2 “Wolf Hall” është nominuar për mini-seritë më të mira televizive ose për filmin më të mirë televiziv. Yjet e kësaj serie Mark Rylance dhe Damian Lewis janë nominuar për aktorin më të mirë dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.

“Empire”, “Game of Thrones”, “Mr Robot”, “Narcos” dhe “Outlander” do të garojnë për serinë më të mirë televizive.

Ndërsa “Casual”, “Mozart in the Jungle”, “Orange in the New Black”, “Silicon Valley”, “Transparent” dhe “Veep” janë nominuar për kategorinë seritë më të mira muzikore dhe komike.

Një tjetër nominim i befasishëm erdhi për Lady Gagan. Ajo u nominua në kategorinë aktorja më e mirë në miniseri për rolin e saj në “American Horror Story: Hotel”.

Për nominimet kanë vendosur 93 anëtarët e “Hollywood Foreign Press Assciation”, një grup i redaktorëve dhe kritikëve nga 55 shtete. Ricky Gervais do ta drejtojë ceremoninë që do të mbahet më 10 janar.

Next Post

Ancelotti pranë pankinës së Zenitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In