• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çarja thellohet/ Alibeaj mbledh nesër kryesinë, deputetët njoftojnë bojkotin: “Luftë” numrash brenda Grupit të PD

by Java News
08/05/2022 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndarja e demokratëve që nisi me bojkotin e rreth 35 deputetëve të grupit parlamentar në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit ka nisur të reflektohet në të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike.

Pas shkarkimit të Enkelejd Alibeajt, deputetët që njohin vetëm Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues në PD, refuzojnë të marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Mëngjesin e të hënës, Alibeaj ka thirrur kryesinë e grupit parlamentar për të diskutuar mbi agjendën e grupit të PD, por sërish anëtarët e komisionit të rithemelimelimit do të mungojnë.

Për Abc disa prej deputetëve konfirmuan mungesën, duke sqaruar se ata që e kanë thirrur mbledhjen nuk kanë tagër për vendimmarrje.

Edhe në mbledhjen që Alibeaj ka njoftuar për deputetët e PD mesditën e të hënës në orën 14:00, tre orë përpara seancës së pasdites, sërish pritet që deputetët e Komisionit të Rithemelimit të mungojnë.

Ajo që bie në sy në mbledhjet e thirrura nga Alibeaj është fakti se krahas bojkotit nga deputetët e “Rithemelimit” është edhe mungesa e rrethe 15 deputetëve të grupit parlamentar që kanë zgjedhur të mbajnë një pozicion të baraslarguar nga të dy grupet që po përballen brenda PD.

Ndarja e grupit parlamentar u konstatua edhe në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD, të cilin Enkelejd Alibeaj nuk e njeh si të ligjshëm.

Por kjo ndarje e grupit parlamentar të PD vjen në një kohë që mazhoranca vazhdimisht drejton thirrje drejtë opozitës sa i takon negociatave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Alibeaj e ka shprehur bindjen për përfshirjen në negociata me shumicën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, teksa Këshilli Kombëtar i PD vendosi përmes një rezolute kushte për shumicën për një proces serioz sa i takon zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Lufta e numrave brenda grupit parlamentar të PD do të përcaktojë se cili nga grupimet do të arrijë të ketë shumicën dhe rrjedhimisht forcën e vendimmarrjeve për negociatat e Presidentit, gjithsesi ndarja e demokratëve duket e thellë dhe përtej një procesi kushtetues ku shumica i ka votat për ta zgjedhur edhe e vetme kreun e ri të shtetit./m.j

Next Post
Kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore? Aleati i Putin mesazh Perëndimit: Rusia i shkatërron vendet e NATO-s për 30 minuta!

Kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore? Aleati i Putin mesazh Perëndimit: Rusia i shkatërron vendet e NATO-s për 30 minuta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In