• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çarja në PD/ Karabina: Partia s’është e bashkuar! Të pritet vendimi i Apelit! Kuçana: S’ka gjykatë që i del kundër Berishës

by Java News
13/07/2022 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike vijon që të jetë e përçarë! Dy anëtarët e Këshillit Kombëtar të kësaj partie Mirela Karabina, e grupit të Lulzim Bashës dhe Ilirijana Kuçana e grupit të Rithemelimit, me qëndrimet në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv nuk u dakordësuan se kjo parti është e bashkuar. Duke ju referuar protestës së 7 korrikut, Mirela Karabino thotë se nuk i pa të gjithë deputetët e bashkuar, madje edhe ato që morën pjesë në protestë ishin aty për votuesit, jo se bashkohen për aspekte të tjera.

Megjithatë ndasinë më të madhe në parti, Mirela Karabino e gjen tek aspekti ligjor. Kjo sepse ende fati i PD-së është në Gjykaten e Apelit të Tiranës, ku do të përcaktohet nëse do t’i takojë Berishës apo grupit të Alibeajt. Karabina thotë se peshën më të madhe e ka vendimi i gjykatës dhe pas vendimit do të shikohet nëse ka një lidership apo jo, sepse do të duhet që të pranohet vendimi i gjykatës.

‘Unë nuk i kam parë gjithë deputetët e bashkuar. Ato kanë deklaruar se për hir të votuesve do të jenë atje, por nuk bashkohemi në aspekte të tjera dhe ky është grupi parlamentar që është shumë i rëndësishëm. Ky është një problem që nuk është zgjidhur ende.  Grupet aty janë të ndara, akoma nuk është dhënë vendimi i një gjykate. Nëse do të dalë vendimi i një gjykatë, por ne jemi në një vit që jemi afër zgjedhjeve lokale. Nëse ndodh një vendim i tillë si do të arrihet një kompromis. Palët janë të ndara! Ato u bashkuan në protestë dhe tashmë se nuk jemi të bashkuar me atë që do Rithemelimi. Ne jemi në një proces gjyqësor, nëse Rithemelimi ka njohur një gjykatë duhet të njohë edhe tjetrën.

Nuk je partia, pasi nuk ke vendimin e Gjykatës. Peshën e ka vendimi i gjykatës. Grupi tjetër ka marrë njëlloj epërsie, në drejtimin e bazës. Unë nuk e  di sa është përqindja e votuesve apo anëtarëve të PD-së që mbështesin Grupin e Rithemelimit. Berisha ka një peshë, por PD nuk është alternativë për të ardhur në pushtet. Nuk duhet frymë përçarëse, jo shkelje të ligjshmërisë. Unë s’e shikoj kaq të thjeshtë bashkimin. Kemi një proces gjyqësor dhe aty do të shikohet nëse liderat do tërhiqen.’- u shpreh Karabina.

Por e këtij mendimi nuk është Ilirjana Kuçana, e cila tha për gazetarin Arbër Hitaj, se protesta e 7 korrikut i ka bashkuar demokratët dhe se të gjithë deputetët dhe baza ishin bashkë. Sa i takon vendimit të gjykatës së Apelit, Kuçana thotë se nuk do të ketë një vendim gjykatë që t’i dalë kundër një populli si ai që ishte pjesëmarrës në protestën e 7 korrikut.

‘Opozita është e bashkuar. Sali Berisha është Sali Berisha, duam apo nuk duam! PD nuk ka arritur të prodhojë lidership dhe është ai është pakonkurueshëm. PD është e bashkuar! Të gjithë deputetët i ke bashkë. Baza është e bashkuar. Nuk do të ketë vendim gjykatë, nuk do të guxoj njeri që të marrë një vendim mbi aq protestues. Janë 100 mijë qytetarë. Pas kësaj në datën7 korrik nuk do ketë gjyqtar që do ta mendoj këtë gjë. Unë nuk besoj fare në këtë Reformë në Drejtësi. S’ka drejtësi. Në drejtësi ke militantë. PD do të bëj drejtësi ku të jetë pushtet i pavarur dhe mos ta drejtojë politika. Do të bashkohemi dhe do të investojmë për të mirën e PD-së.’- tha Kuçana./m.j

Next Post
Demonstrim force/ SHBA “tregon muskujt”, luftanija amerikane në ujërat e pretenduar të Kinës

Demonstrim force/ SHBA “tregon muskujt”, luftanija amerikane në ujërat e pretenduar të Kinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In