• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çarja e murit, ja vrima prej nga hynë hajdutët në bankë

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo që shihni në foto është vrima prej nga hajdutët depërtuan brenda ambienteve të degës së BKT në Bllok.

Skandal.al ka mundur të sigurojë një foto të ambjentit nga u grabit banka.

Paratë, siç shihet edhe nga foto, ndodheshin në një dhomë me mure të zakonshme dhe vetëm një derë të blinduar.

vrima bankaSkenari i autorëve të vjedhjes së 200 milionë ka qenë i mirëmenduar në detaje.

Pasi kanë depërtuar në bodrumin e boshatisur prej 3 vitesh, autorët kanë hapur dy të çara në mur me dalje në dhomën kasafortë, ku ndodhet banka.

Hyrja e parë, siç është bërë me dije edhe më parë në bodrumin ngjitur me bankën, është kryer nga dritarja që ndodhet në pjesën e pasme të pallatit në drejtimin nga ish-pallatet “Agimi”.

Pasi kanë hyrë në bodrum për herë të parë, autorët kanë thyer bravën e derës së jashtme të këtij ambienti.

bodrum

Hyrja kryesore në bodrum dhe dera e hekurt e saj, nga ku kanë lëvizur më pas autorët krejt lirisht, ndodhen në krahun e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut.

THYERJA E BRAVËS

Brava e vjetër e derës është gjetur në tokë e thyer dhe e shkatërruar, ndërsa autorët kanë vendosur një bravë të re. Ky veprim mendohet se është kryer të premten në mbrëmje, më 5 gusht.

Të gjitha lëvizjet tjera autorët i kanë kryer nga shkallët dhe porta e përparme e bodrumit, duke mos ngjallur dyshime tek askush, pasi kishin çelësat e bravës që kishin vendosur vetë. Kështu, ata kanë nisur hapjen e vrimave në murin e bodrumit, që ndahej vetëm nga dy shtresa “tek tullë” me dhomën kasafortë ku mbaheshin paratë e bankës.

“Muri ishte i amortizuar dhe tek tullë, shumë i lehtë për t’u hapur nga keqbërësit”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, edhe ky fakt është një element rëndues për drejtorin e filialit të bankës që është arrestuar, pasi që në momentin kur ka marrë detyrën duhej që të kontrollonte gjithë elementët e sigurisë jo vetëm për dhomën kasafortë, por për të gjithë filialin.

Por, për të realizuar këtë veprim, autorëve të krimit u janë dashur mjete si kriko, tuba metali, bombola gazi e oksigjeni, dalta, çekiç etj., të gjitha të gjetura në vendin e ngjarjes. Këto materiale janë futur aty nga ana e përparme e bodrumit, duke përdorur çelësat e bravës së vendosur nga autorët në derë, pas thyerjes së bravës së parë të saj.

PROVAT

Prokuroria bëri me dije dje se në vendin ku kanë vepruar autorët, brenda bodrumit janë gjetur dy vrima të hapura në mur.

Të dyja vrimat nxirrnin në dhomën kasafortë të filialit të bankës, por, siç del nga kamerat e brendshme të bankës, vetëm njëra është përdorur nga autorët për marrjen e parave.

Në vendin ku janë bërë gërmime në mur janë gjetur shishe plastike uji, ku ka gjurmë gishtash dhe bishta cigaresh, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit dhe janë dërguar për ekspertim në Laboratorin e Kriminalistikës.

Lënia e materialeve të tilla brenda në bodrum, sipas hetuesve tregon mungesë vë- mendjeje nga ana e autorëve të krimit, të cilët kanë qenë në perfeksion me gjithë veprimet e tjera që kanë kryer.

Ata kanë arritur të shmangin zhurmat e tepërta që do tërhiqnin vë- mendjen, si dhe nuk kanë rënë në sy të banorëve të zonës dhe as të rojës së parkingut të bankës, nga ku kanë hyrë për herë të parë në bodrumin ngjitur me dhomën kasafortë.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Dua Lipa mrekullon Tiranën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In