• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

by A R
29/03/2026 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse është përfituesi kryesor i luftës së Donald Trump dhe Benjamin Netanyah-t kundër Iranit, Vladimir Putin rikthehet sërish te oligarkët rusë për të mbledhur fonde.

Megjithëse rritja e çmimeve të energjisë po i siguron një fitim të paparashikuar dhe të bollshëm, i lidhur me gazin, naftën dhe plehrat kimike, kreu i Kremlinit ka kërkuar nga multimiliarderët e vendit të tij të bëjnë donacione për buxhetin federal, për të mundësuar vazhdimin e konfliktit në Ukrainë dhe për të rritur presionin ushtarak ndaj Kievit.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar, 26 mars, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me një grup të madh biznesmenësh, të cilëve Putin u tha qartë se synon të vazhdojë luftën deri në fitoren e plotë, pavarësisht vështirësive në financim.

Lajmi u zbulua nga faqja e pavarur ruse The Bell dhe nga Financial Times, dhe u mohua pjesërisht nga zëdhënësi i Kremlinit, i cili deklaroi se nuk ishte Putin ai që kërkoi paratë, por oligarkët vetë u ofruan për t’i dhuruar.

Sipas tre burimeve anonime të cituara nga gazeta britanike, Putini ka deklaruar se ushtria ruse do të luftojë deri sa të marrë kontrollin e plotë mbi rajonin e Donbasit, që aktualisht e kontrollon vetëm pjesërisht dhe që ukrainasit refuzojnë ta dorëzojnë. Sipas Putinit, ideja e tërheqjes ishte pjesë e një kompromisi të propozuar nga ndërmjetësuesit amerikanë, me krijimin e një zone demilitarizimi ose një zone ekonomike speciale nën menaxhim amerikan, që Putini ishte i gatshëm ta pranonte, ndërsa Zelensky e refuzoi.

Nuk është hera e parë që Putini tenton të “shtrydhë” oligarkët rusë. Por kjo është hera e parë që ai iu drejtohet atyre personalisht dhe drejtpërdrejt për të kërkuar kontribute vullnetare.

Në janar, Kremlini kishte rritur TVSH-në nga 20% në 22% për bizneset e vogla dhe të mesme, me qëllim mbledhjen e rreth 7,4 miliardë dollarëve brenda 3 vitesh. Për më tepër, gjatë vitit 2023, një taksë e përkohshme 10% mbi superfitimet e kompanive të mëdha solli për shtetin rus thuajse 4 miliardë dollarë.

Nëse rubla vazhdon të dobësohet, ministri i Ekonomisë, Maxim Reshetnikov, ka planifikuar të vendosë një taksë të ngjashme edhe këtë vit.

Por kostoja e luftës ka dalë jashtë kontrollit.

Në më shumë se 4 vjet, “operacioni special” ka shpenzuar mbi 500 miliardë dollarë në shpenzime direkte, ndërsa kostoja aktuale ditore shkon mbi 500 milionë dollarë. Në buxhetin e parashikuar për vitin 2026, Rusia ka planifikuar 217 miliardë dollarë për mbrojtje, që përbën 38% të shpenzimeve totale publike. Llogaritjet u bazuan mbi një çmim të naftës prej 59 dollarë për fuçi. Para sulmit të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, me çmimin e naftës rreth 40 dollarë, qeveria ruse kishte parashikuar prerje të shpenzimeve sociale, pensioneve dhe taksa të reja.

Në vetëm dy muaj, janar dhe shkurt, defiçiti buxhetor arriti në 90% të parashikuar për gjithë vitin. Por tani, me Lindjen e Mesme në flakë dhe çmimet e energjisë që kanë arritur deri në 120 dollarë për fuçi (aktualisht pak nën 100), Kremlini fiton rreth 200 milionë dollarë në ditë.

Megjithatë, pasiguria e madhe mbi zhvillimin e konfliktit në Lindjen e Mesme e bën Putinin të kujdesshëm. Ky “bonus” energjetik mund të mos zgjasë shumë ose të mos mjaftojë për të zgjidhur problemet financiare të Rusisë, që janë strukturore dhe të thella.

Për këtë arsye, në stilin e tij tipik “padrino”, Putini i bën oligarkëve një ofertë që vështirë mund të refuzohet. Sipas burimeve, të paktën dy prej tyre pranuan menjëherë të japin kontribute vullnetare.

Suleiman Kerimov ka ofruar 1 miliard dollarë, ndërsa magnati i metaleve Oleg Deripaska gjithashtu është shprehur i gatshëm të ndihmojë financiarisht.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, mohoi se Putini kishte bërë kërkesën, edhe pse pranoi se gjatë takimit u diskutua për donacione “të mëdha”, por sipas iniciativës së biznesmenëve. Në këtë mënyrë, asnjëherë të mos duket se Cari po paraqitet si bamirës i varfër…

Artikulli, përshtatur në shqip nga Corriere della Sera

Next Post
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In