Chelsea ia ka shkaktuar Liverpoolit humbjen e parë në këtë sezon, duke e mposhtur në Anfield Road me rezultat prej 1 me 2. Skuadra e Sarrit me këtë rast e eliminoi skuadrën e Jurgen Kloppit nga Carabao Cup, transmeton Koha.net.
Liverpooli krijoi epërsinë e parë përmes Daniel Sturridget, që shënoi gol të bukur në minutën e 58.Chelsea u kundërpërgjigj për mrekulli në vazhdim të takimit duke shënuar dy herë.
Emerson barazoi shifrat në minutën e 79, e për fitoren e Chelseat u përkujdes Eden Hazard që pas disa tejkalimeve të bukura i dha epërsinë ekipit të tij ën minutën e 85 që doli të ishte goli i fitores. (b.an)










