• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Capello i mbyll derën Milanit: Nuk i afrohet Napolit e Interit

by Java News
23/10/2017 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fabio Capello ka përjashtuar një rikthim të mundshëm në bankinën e Milanit, me justifikimin se “mjaft u ka dhënë kuqezinjve” gjatë karrierës së tij. “Italia mbetet gjithmonë në zemrën time, por kam pasur fatin të punoj në Spanjë, Angli, Rusi dhe tashmë në Kinë. Besoj se të gjitha këto eksperienca më kanë pasuruar. Në fakt, kjo te Jiangsu Suning është eksperienca ime e fundit. Doja të rikthehesha edhe njëherë të drejtoja një ekip, kam ende një vit kontratë, më pas do të marr pushimet”, shprehet një nga trajnerët më suksesshëm italianë.

I marrë në intervistë nga “Radio Anch’io Sport”, Don Fabio, siç e thërrasin të gjithë, duket se nuk i beson projektit të rikonstruksionit të kuqezinjve, por njëkohësisht shpëton edhe trajnerin aktual të Milanit, Vincenzo Montella, në rrezik serioz shkarkimi.

“Në fakt kur kemi të bëjmë me revolucione, siç ndodhi te Milani që bleu shumë futbollistë, duhet që trajnerit t’i jepet kohë. Ndoshta gabimi është diku tjetër, pasi mendoj se skuadra duhej forcuar aty ku kishte pikat e dobëta. Në vend që të bliheshin shumë lojtarë, ndoshta mund të merrje vetëm 3 shumë të rëndësishëm për repartet me probleme, e mund t’ia dilje mbanë më thjesht”, thotë Capello, transmeton TCH.

Nga Don Fabio ka vetëm fjalë të mira për Napolin e Interin, që duket se po i japin tonin kampionatit italian në këtë fillimsezoni.

“Kam parë një futboll shumë të bukur, siç nuk ishte parë prej kohësh në Itali, sidomos te sfida e drejtpërdrejtë mes Napolit dhe Interit. Arbitri ndërhyri shumë rrallë, sepse topi qarkullonte me shpejtësi të skëterrshme. U përballën dy skuadra me stile të ndryshme, por ia vlente që të rrije zgjuar edhe pas orës 2 e gjysmë të natës”, thotë tekniku italian. (b.an)

Next Post
Miratimi nga mazhoranca i “Vetting-ut”, PD gati padinë në Kushtetuese

Organet e Vettingut, publikohen vendet e lira të punës, 3 ditë kohë për të aplikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In