• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çapaçulët e kanë marrë peng PD-në

by Artur Ajazi
16/03/2018 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Artur Ajazi/
Partia Demokratike, përfundimisht po tërhiqet zvarrë nga çapaçulët, që kanë hyrë në çdo zyrë dhe strukturë të saj. Ata nuk mungojnë as në paradhomat e Lulzim Bashës, dhe as në grupin parlamentar, duke guxuar ta bëjnë fillimisht heqjen e simboleve të partisë qysh në fushatën e kaluar elektorale, pastaj kur u “mandatuan” duke deklaruar se “Berishën e kemi thjesht koleg”, pavarsisht se shpesh duke e imituar turpshëm atë , dhe së fundi duke dashur të shfyqizojnë ligjet e miratuara prej tij.Çfarë po ndodh me PD, përse nuk flasin ata pak kontribues që kanë mbetur atje , përse u janë bashkuar çapaçulëve të llakosur që po e turpërojnë përfundimisht atë parti. Ata nuk kanë parti, ata nuk kanë ideologji, ata nuk kanë moral, madje ata nuk kanë as arsimimin e duhur për të qenë atje. Këto ditë PD ka depozituar një projektligj të firmosur nga një grup deputetësh, i cili parashikon “shfuqizimin e datës 20 shkurt”, si dita e përkujtimit të viktimave dhe përkujtimit të komunizmit në Shqipëri, duke kërkuar që kjo datë të jetë “data 26 shkurt 1951”. Këtë e justifikojnë me gjoja “është dita ku u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualë, e cila kujtohet ndryshe edhe si dita e bombës në oborrin e ambasadës së ish-BRSS.

Në fakt dita e 26 shkurtit, është dita simbol e ngjarjeve të dhimbshme, pasi diktatura ekzekutoi pas saj qindra burra, gra e fëmijë asnjë vendim gjykate. Por ajo që bie në sy, është fakti se Luli kërkon të shfuqizojë ligjin e Berishës me ligjin “Basha”. Pra Lulzimi në valën e problemeve që ka me partinë e degraduar, me trafikantët e votave që brënda grupit tij parlamentar, me lobimet e financiamet ruse në kohë fushate, ka kohë dhe mendon që me çapaçulët e tij, të sajojë “propozime” për të shfuqizuar ligje dhe për të miratuar ligje të reja.

Duke përdorur “dekomunistizimin” si teorinë e mbulimit të skandaleve, duket se Luli ka mundur ti përdorë mrekullisht çapaçulët e tij të pacipë, edhe në momentet kur ai duhej të ishte larguar përfundimisht nga drejtimi partisë pas publikimit të skandalit të fundit financiar.

Partia Demokratike është katandisur në një kooperativë, me një kryetar , dhe dhjetra 40 brigadierë, të cilët nuk po lenë gjë pa i bërë “mallit belik” siç është partia në rastin e tyre. Brigadierët e Lulit, të ardhur shumica nga “HIÇI” kanë marrë në dorë sot fatet e një partie, e cila nuk duhet as demokratike dhe as e djathtë, por duhet të kthehet në prone të kryetarit.

Kjo për faktin se, ata që kanë marrë në dorë flamurin e “të djathtës” dhe “dekomunistizimit”, janë pinjollët e sistemit të kaluar, janë trashëgimtarët e ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit, dhe që Lulzim Basha u bëri nderin dhe i mandatoi si deputetë, për ti përdorur . Ata sot janë kthyer kundër çdo simboli që kishte Partia Demokratike, ata janë kthyer sot kundër çdo vlere dhe kontribuesi që ende ka mbetur atje si relike.

Ata janë kthyer madje edhe kundër Berishës. Ishin pikërisht ata që u urdhëruan nga Luli, të votonin për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, dhe pastaj të luanin teatrin e turpit. Janë pikërisht ata çapaçulë, që guxojnë të mbysin çdo zë kundër Lulit në kryesi dhe grupin parlamentar. Janë pikërisht çapaçulët e Lulit, ata që kundërshtojnë çdo propozim që vjen nga zërat kundër, për një projektligj mbi largimin e çdo prokurori e gjyqtari të korruptuar që ka depërtuar deri në strukturat e larta të organeve të drejtësisë.

Në shtator të 2017, ishte Luli që mori përsipër hartimin e ligjit për “ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit dhe dënimin e atyre që i përdorin”, por me “ndihmën” e çapaçulëve e harroi dhe nuk e përmënd më kurrë atë. Por ajo që bie në sy është fakti se, reagimi strukturave të PD pothuajse ka mbaruar, dhe duket sikur ata që kanë mbetur atje, kanë rënë dakort me çapaçulët, që po e ç’montojnë dhe turpërojnë atë parti sikur të ishte një karakatinë.

Next Post
A po mendon Nard Ndoka rikthimin në koalicion me PS?

FOTO/ Nard Ndoka uron Merkel në mënyrën e tij 'origjinale'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In