Ka rezultuar i rremë alarmi për bombë në sheshin “Skënderbej”. Nga kqyrja që policia dhe forcat xheniere i bënë çantës së dyshimtë që u gjet në parkingun nëntokësor, rezultoi se nuk kishte asnjë rrezik.
Policia mori çantën e cila nuk përbënte asnjë rrezik. Pritet të verifikohen kamerat e sigurisë për të gjetur eprsonin që e ka lënë çantën në parking.
***
Alarm për bombë në qendër të Tiranës. Policia e kryeqytetit është vënë në lëvizje pas konstatimit të një çante të dyshimtë brenda parkingut nëntokësor në sheshin “Skënderbej”.
Uniformat blu kanë bllokuar hyrje-daljet brenda parkingut dhe nuk kanë lejuar daljen e mjeteve.