Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka inspektuar sot depozitat e hidrokarbureve në Porto-Romano.
Cani ka bërë të ditur se 11% e karburanteve kanë rezultuar me përzierës, ndërsa theksoi se nga ky aksion pritet që të ardhurat të rriten me 10 përqind.
“Qëllimi i inspektimit është cilësia dhe sasia e karburanteve si dhe pagesa e taksave nga këto biznese” – tha Cani duke iu referuar tregtimit të hidrokarbureve.
Prej disa javësh, ministrat e linjës ndodhen në terren në mbështetje të institucioneve që kontrollojnë tregtimin e karburantit.









