• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cani ishte në takim me Bankën Botërore kur u zyrtarizua shkarkimi

by Java News
16/02/2016 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama i dha fund këmbënguljes së tij për të mos bërë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Mbrëmë ai i ka komunikuar ministrit të Financave Shkëlqim Cani vendimin për shkarkimin e tij, ndonëse sipas një komunikate të shpërndarë paradite nga qeveria, lihet të kuptohet se gjithshka ka ndodhur sot.

Në momentin e njoftimit zyrtar të vendimit të shkarkimit, ministri Cani ka qenë në një takim pune me Bankën Botërore shkruan Zëri i Amerikës.

Zyra e kryeministrit nuk dha asnjë shpjegim për vendimin dhe motivet që e shtynë kreun e qeverisë për këtë lëvizje. Komunikata mjaftohet me pak rreshta përmes të cilave theksohet se zoti Rama e ka falenduar ministrin Cani “për angazhimin e profesionalizimin e tij ne kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati”.

2015-a ka qenë një vit i vështirë për financat e vendit, të cilat u përballën me një gropë të madhe në realizimin e të ardhurave. Në mesin e vitit të shkuar qeveria rishikoi në ulje planin, duke e motivuar këtë lëvizje me ndikimet e konjukturave në tregjet botërore. Por edhe gjysma e dytë e vitit, pavarësisht pritjeve të reduktuara, rezultoi në rënie po të thellë të të ardhurave.

Në vend të zotit Cani kryeminisri ka emëruar ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj, ndërsa në karriken e këtij të fundit do të ulet zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi

I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës. Përmes një deklarate, kryetari demokrat Lulzim Basha i cilëson ndryshimet e sotme si “arnime korruptive” që sipas tij “pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie” nënvizon zoti Basha.

Ndërsa për deputetin socialist Ben Blushi, një kritik i fortë i kryeministrit Rama, nuk kanë rëndësi emrat, por ndryshimi i mënyrës së qeverisjes: “Besoj që ndryshimi i sotëm ishte i vonuar. Por c’ka duhet të ndodhi është ndryshimi i mënyrës së qeverisjes. Ka nevojë për një mënyrë qeverisjeje tjetër e cila në radhë të parë është aleate me të varfërit, me shtresën e mesme dhe në radhë të parë është aleate me interesin publik. Të treja këto cilësi kjo qeveri i ka humbur me kalimin e kohës dhe nuk është kjo arsyeja për të cilën u votua në vitin 2013”.

Kryeministri Rama, i ka mbrojtur gjithnjë hapur ministrat e vet, edhe kur nga aleati i tij, pati zëra të përsëritur për nevojën e impulseve të reja qeverisëse. Dhe sot deputetja e LSI-së Silva Çaka nuk harroi ta kujtojë një gjë të tillë: “Mesa duket paska patur nevojë për impulse të reja”.

Pasdite, përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama theksoi se “misioni bazë për dy ministrat e rinj është përshkallëzimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i mëtejshem i biznesit të ndershëm”. VOA.

Next Post

Redknapp: Mourinho te Unitedi, punë e kryer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In