Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ironizoi pas fjalës së deputetit Sherefedin Shehu në parlament, me një replikë të shkurtër.
“Ngremë taksat, është keq. Ulim taksat, është keq. Rritim investimet, është keq. Ulim investimet, është keq. E ka thënë mirë Nastradini: Pse i dhe ujë të ngrohtë gomarit, pse i dhe ujë të ftohtë gomarit. Diskutuam shumë gjatë aty në Komisionin e Ekonomisë dhe nuk u morëm vesh. Ti ke një problem shumë të madh, kërkon të dukesh me çdo kusht”, i tha Cani Shehut.