Canario beson se Leo Messi nuk është më i mirë se sa ishte legjenda e Argjentinës dhe Real Madridit, Alfredo di Stefano. Ish sulmuesi i Brazilit dhe Real Madridit, Canario beson se Alfredo Di Stefano ishte më i mirë se sa është sot Leo Messi.
Ai tha se Messi luan vetëm në sulm, ndërsa Di Stefano luante në tërë fushën, duke u mbrojtur dhe sulmuar. “Di Stefano ishte sulmues, ai mbronte, ai sulmonte. Ju sot nuk mund të gjeni një lojtarë të tillë të kompletuar.
Messi është futbollist i madh, por i duhet shumë për të qenë si Di Stefano”, tha Canario për EFE. “Messi luan vetëm në një pjesë të fushës. Di Stefano la luajtur sa para, sa mbrapa. Messi thjeshtë nuk mund ta bëjë atë”, citohet “Express”. (b.an)