• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cana: Vendi i dytë jo i pamundur, Kosova mund të lërë pas 2 ekipe!

by Ardit Rada
08/12/2020 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare Lorik Cana në një intervistë për Supersport komentoi shortin në të cilin u vendos Shqipëria në eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Cana edhe pse e cilësoi grupin si shumë të vështirë, theksoi se vendi i dytë nuk është i pamundur, ndërsa dha një mendim edhe për grupin e Kosovës.

“Utopike nuk do ishte vendi i dytë, e kemi treguar se kemi mundësi për të bërë gjëra të mira. Kemi bërë mirë edhe në raste më të vështira. Është një grup i vështirë, pasi tre ekipet e vazove të para janë ndër më të mirat. Anglia dihet çfarë kombëtare është, Polonia mbetet një siguri, ka një lider si Lewandowski, i cili po bën shumë mirë dhe po udhëheq skuadrën. Hungaria ka arritur të kualifikohet në Europian, po gjen një rilindje, po i dalin disa yje. Nuk do të jetë e lehtë. Nëse kalojmë Poloninë ose Hungarinë, do të ishte fantastike. Vendi i dytë do ishte një gjë tepër e mirë, por do të jetë e vështirë”.

Besim duhet të kemi, mund të kemi. Kemi disa lojtarë që kanë arritur një lloj pjekurie. Po shohim lojtarë të rinj, po bëhen të mirë dhe po afirmohen në klube të mëdha. Përbërje ka, por duhet të formojmë një brum prej 25-26 lojtarësh, për t’u fokusuar pastaj drejt rezultatit.Kemi mundësitë tona të mirë të bëjmë shumë mirë. Nuk e di sa mund të pretendojmë kualifikim, por me dëshirë të madhe, me lojtarët që duhet të sjellin përvojën e tyre në klubet ku luajnë, dhe me një pjekuri që duhet ta tregojmë në momentet e para, kemi mundësi për të bërë shumë mirë”.

“Ne qëlluam në një moment ku kishte disa vite që ishte formuar grupi. Ishte grupi i duhur, në krye erdhi një trajner që u përshtat mirë dhe i mori më të mirën grupit. Ekipi kombëtar u shndërrua në një simbol bashkues dhe në simbol i zërit të shqiptarëve.Pjesa teknike dhe cilësore është kryesorja, por dëshira për të përfaqësuar gjithë kombin tonë, na dha një stimul për të arritur diçka historike. Lojtarëve të sotëm i duhet pak kohë për të arritur një mentalitet fituesi, por është ulur pak mbështetja e masës për ekipin kombëtar. Normale, Kosova ka rrugëtimin e vet, kombëtarja nuk merr burimin e plotë të lojtarëve, edhe pse po vijnë lojtarë shumë të mirë, të rinj dhe cilësorë, te Shqipëria dhe Kosova. Duhet t’i menaxhojmë dhe t’u japim mentalitetin e duhur, që të japin më të mirën në kombëtare dhe klubet e tyre”.

Grupi i Kosovës? Spanja mbetet favorite, Suedia ka qenë prezent në kompeticione. Kam shpresë që Kosova të pretendojë të lërë poshtë Gjeorgjinë, e ka treguar që mund të përballohet në mënyrë dinjitoze me Greqinë. Nuk është e pamundur t’i lërë dy kundërshtarë poshtë, ky do të ishte një objektiv real“, deklaron Lorik Cana./a.p

Next Post
Meta-eurodeputetes: Do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Meta-eurodeputetes: Do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

January 2, 2026
Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

January 2, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

January 2, 2026
Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com