Lorik Cana është personazh në Francë dhe kualifikimi në finalet europiane si kapiten i kuqezinjve nuk ka kaluar në heshtje. Për faqen zyrtare të klubit të tij, FC Nantes, Cana tregon lumturinë për arritjen. “Kisha 13 vjet që e prisja një sukses të tillë dhe për momentin jemi shumë të ngarkuar psikologjikisht. Kemi bërë diçka të rëndësishme për shtatë milionë shqiptarë”, thotë kapiteni.
Ngjarjet e vitit të kaluar në Serbi patë një efekt negativ për imazhin, por Cana jep një shembull kuptimplotë: “Kur luajtëm në Danimarkë, patëm dhjetë mijë tifozë që na ndoqën, por nuk ndodhi asnjë incident”. Më tej, Cana siguron se në finale Shqipëria nuk do të shkojë për turizëm, por për të arritur rezultate.