• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cana dhe Veliaj mbjellin pemë me nxënësit: Revolucioni i gjelbër në çdo cep të Tiranës

by Java News
23/02/2018 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” i bënë një surprizë të bukur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish kapitenit të kombëtares, Lorik Cana, duke mbjellë 70 pemë selvie në oborrin e shkollës së tyre. Me dëshirën për t’iu bashkuar revolucionit të gjelbër që po ndodh në çdo cep të Tiranës dhe duke mbjellë pemë, fëmijët ia ndryshuan pamjen shkollës së tyre.

Veliaj shprehu mirënjohjen që fëmijët iu bashkuan kësaj nisme, duke theksuar se angazhime të tilla janë demonstrimi më i mirë se ata do jenë qytetarë shumë të mirë nesër. “Revolucion i gjelbër i Tiranës po shkon, jo vetëm në sheshin “Skënderbej”, jo vetëm te Parku i Liqenit apo në rrugët kryesore të qytetit, por edhe këtu, në rrugën e fundit që ndan Tiranën me Kamzën. Jam shumë i lumtur që na janë bashkuar fëmijët më të mirë të qytetit tonë sepse ai që është i mirë, është i mirë në të gjitha: edhe del me dhjeta, edhe mbjell pemë, edhe është një qytetar i angazhuar”, tha ai.

Veliaj dhe Cana mbjellin peme ne shkollen Kol Jakova  (2)

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve dhe ftoi të rinjtë që t’i bashkohen asaj, pasi kështu kontribuojnë për një të ardhme më të mirë. “Në shoqërinë dhe në vendin ku jetojmë, sa më shumë gjelbërim të ketë, aq më mirë do jemi si shoqëri, më të shëndetshëm. Nuk jemi vonë për ta bërë këtë. Nëse prindërit tanë, nëse ju, pra ne të gjithë bashkë, këtë lloj investimi e bëjmë për jetën tonë, por edhe për gjeneratat e tjera. Me nisma të tilla është bukur të bashkohen shumë njerëz dhe unë i inkurajoj që të ndjekin këtë shembull sa më shumë njerëz në shoqërinë tonë dhe në vendin tonë”, tha Cana.

Veliaj e falenderoi ish-kapitenin e kombëtares tonë të futbollit, një nga sportistët më të dashur për shqiptarët, Lorik Canën, i cili u bë pjesë e nismës. “Jemi shumë të lumtur që na është bashkuar kapiteni ynë, Lorik Cana. Unë besoj se ai që është kapiten dhe drejtues, që organizon shokët, e bën këtë në çdo fushë të jetës, jo vetëm në futboll. E bën këtë edhe në qytet, edhe në shoqëri, kështu që jam shumë i lumtur që Loriku u bashkua me ne sot në këtë fushatë”, shtoi kryebashkiaku.

Veliaj dhe Cana mbjellin peme ne shkollen Kol Jakova  (3)

Ai shtoi se Cana është shembulli më i mirë se një sportist i mirë është dhe një qytetar i mirë. “Më vjen mirë që siç e ka dhënë shembullin si lojtar i mirë, besoj se na jep një shembull që është lojtar i mirë edhe në fushatat e tjera, siç është gjelbërimi i qytetit dhe mbjellja e pemëve. Të jam shumë mirënjohës edhe për shembullin që u japim fëmijëve për të qenë ambicioz dhe për të qenë të suksesshëm në talentin e tyre, por për të mos harruar kurrë atë që është detyra jonë kryesore dhe që është puna jonë kryesore, të qenit qytetar i mirë. Të faleminderit që je shok i mirë, kapiten i mirë dhe qytetar i mirë”, u shpreh Veliaj.

Veliaj dhe Cana mbjellin peme ne shkollen Kol Jakova  (4)

Pemët u dhuruan nga organizata “World Vision”, e cila operon në zonën e Bregut të Lumit. Ajo dhuroi për Njësinë Administrative nr. 11, 70 pemë selvi, duke u bërë pjesë e revolucionit të gjelbër që po përjeton Tirana dhe për të inkurajuar çdo qytetar, sidomos të rinjtë, për të respektuar natyrën dhe të përfshihen në nisma vullnetare në dobi të komunitetit./a.ç

Veliaj dhe Cana mbjellin peme ne shkollen Kol Jakova  (5)

 

Next Post
Masakra në Florida/ Roja i armatosur i shkollës nuk ndërhyri

Masakra në Florida/ Roja i armatosur i shkollës nuk ndërhyri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In