• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Cameron hedh poshtë akuzat: Kushdo ka të drejtë të fitojë pará duke respektuar ligjet

by Aalison Pearse Stevens
12/04/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka folur për herë të parë në Parlament lidhur me skandalin e Panamasë, pas presioneve të vazhdueshme nga deputetët opozitarë.

Ai ka thënë se prej vitit 2010 nuk ka pasur investime në kompani off-shore, dhe se gjatë orëve të fundit ka publikuar informacione mjaft të qarta në lidhje me të ardhurat e tij.

Cameron ka thënë se që nga zgjedhja e tij kryeministër nuk ka pasur më të ardhura nga kompani të tilla, por ka theksuar se kapitali i është shtuar në mënyra të tjera, të ligjshme, të cilat janë deklaruar edhe në autoritetet përkatëse.

“Kam publikuar të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me fitimet e mia dhe sistemin me të cilin jam taksuar. Këto të dhëna nuk janë vetëm për vitin e shkuar, por për gjashtë vitet që kemi lënë pas. Përveç kësaj, unë kam dhënë edhe informacione të detajuara sa i përket pasurisë së trashëguar, të cilat i kam marrë nga familja. Pra qytetarët mund të shohin lirisht burimet e mia të fitimit, që janë paga ime si kryeministër, mbështetja që kemi marrë unë dhe gruaja ime nga familjet respektive, dhënia me qira e banesës sonë të vjetër si dhe interesi që përfitojmë nga depozitat me interes”, ka thënë Cameron në Parlament.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn. Ai ka thënë se një numër mjaft i lartë i shtetasve britanikë përdornin kompanitë off-shore për të shmangur detyrimet e tyre taksore.

“I kam shitur kuotat e fondit Blairmore para se të bëhesha kryeministër, sepse doja të shmangia ndonjë konflikt interesi”, ka përsëritur Cameron.

Ai ka qenë zotërues aksionesh, të cilat i shiti para se të hynte në selinë në Downing Street 10, më 2010, duke arritur një fitim për të cilin i ka paguar taksat. Kryeministri ka shtuar edhe se ndihet krenar “për gjithçka që ka bërë babai im. Ishte punëtor i madh dhe baba i jashtëzakonshëm”.

Cameron ka mbrojtur veçanërisht të drejtën e shtetasve të mbretërisë “për të fituar pará, duke respektuar ligjet” dhe si kundërlëvizje ishte njoftimi i masave kundër evazionit dhe për më tepër transparencë, duke u bërë thirrje anëtarëve të qeverisë së tij që të bëjnë të ditura të ardhurat, pikërisht siç bëri ai.

Akuzat kundër të atit, Ian Cameron, vdekur më 2010, i ka konsideruar si “fyese dhe krejtësisht false”. Cameron përsërit se që më 2010 nuk ka asnjë interes në fondin e krijuar nga i ati, Kryeministri saktëson se kompania offshore Blairmore iu ishte nënshtruar taksave vjetore dhe ishte e regjistruar rregullisht si fond investimi komercial dhe jo familjar. Ka shpejguar edhe arsyen pse zgjodhi parajsën fiskale të Panamasë, duke thënë se i duhej të operonte në një zonë në të cilën si valutë përdorej dollari.

Next Post

Hafizi: Referendumi i manipuluar, fushatë për vërtetimin e deformimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In