Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, iu përgjigj kritikave në adresë të tij për deklaratat lidhur me çështjen çame, gjatë takimeve të tij me zyrtarë të qeverisë greke, në Athinë.
Meta theksoi se në të gjitha bisedimet e tij ka kërkuar dialog dhe zgjidhje konstruktive për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Meta tha se gjithashut se çështja çame po tentohet të kthehet në çështje të fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme.
“Të hiqet dorë nga përpjekjet për të kthyer çështje të tilla në çështje të fushatës së ardhshme elektorale. S’kam ndërmend ta bëjë këtë gjë, se më duket krejtësisht e padobishme. Për shqiptarët e çamërisë, që jeton këtu e kudo jetojnë, më e rëndësishme është rivendojsa e këtyre të drjtave që janë të drejta themelore të njeriut”, u shpreh Meta.
Fjalimi i Metës në Kuvend:
Si politikan kam tre tabu, stabiliteti, integrimi europiam dhe shqipoërinë si faktor stabiliteti në rajon. Të treja janë të lidhura nguishtësisht me njëra-tjetrën. E prita me kanqësi këtë vizitë në Greqi, pavarësisht se nuk e kisha kërkuar, se Greqia ka qenë në një situatë të paqëndrueshme, duke qenë të bindur se një vizitë zyrtare duhej bërë në kohën kur edhe mikpritësit tanë do të kishin më shumë mundësi ëpr të diskutuar ccështjet e bashkëpunimit të gjithanshëm.
Ky delegacion dhe unë si kryetar, kemi bërë më së miri detyrën ndaj atyre qëllimeve që ka politika e jashtme ndaj Shqipërisë.
Kam dëgjuar këtu se nuk është ngritur çështja çame. Kam dëgjuar që kryeparlamentari ka thënë se ka qasje të ndryshme nga ministri Bushati, spekulim. Deklarata ime ka qenë, pas takimit me ministrin e ashtëm grek, ka qenë shumë se për çështjen ccame kemi qasje të ndryshme. Po kështu, dua të shpreh keqardhjen time që theksohet këtu se çështja çame i përket të shkuarës. Jam shprehur në mënyrë shumë të qartë se në historinë e vjetër të marrëdhënies mes dy popujve, ka edhe disa plagë. Të cilat dhembin edhe kur i përkëdhel, e jo më kur i shpon. E kam thënë në mënyrë të qartë që këto plagë, duhet t’i kurojmë dhe shërojmë me kujdes, që të mos krijojmë plagë të reja. Jam shprehur se çështja çame është plaga më e thellë në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Jam shprehur se kërkon një klimë më konstruktive e shumë hapa të tjerë për zgjidhjen e disa plagëve që janë më të lehta sesa ajo.
Kjo çështje dhe të tjera, sikurse janë edhe të drejtat pronësore që kanë jetuar në Greqi e janë larguar me forcë, janë ngritur në çdo takim e çdo bisedë. E natyrisht, ka vullnet për të dëgjuar, pavarësisht nga reagimi për këto çështje.
S’kam qenë për të bërë negociata për këto çështje dhe çështje të tjera, por ka qenë një vizitë zyrtare.
Meta tha se shqetësim për marrëdhëniet mes dy vendeve mbetet ligji i luftës ende në fuqi, gjë sipas tij krejtësisht e pakuptimtë.











