• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çamçakizi që rrotullohet në gojën e opozitës

by Denis Dyrnjaja
26/09/2025 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Nëse do të kishte një sinjal që opozita po shteron jo vetëm në ide por edhe në njerëz, ai është momenti kur një profil si Silva Caka, përfaqësuese e një force si PL, ish LSI, e njohur për qëndrimet e saj publike kundër regjimit, shfaqet në oborrin qeveritar të Edi Ramës.

Caka nuk është as e para dhe as më e rëndësishmja. Por është simboli më i freskët dhe më domethënës i një tendence që po merr hov në opozitën plot “shpresëc të Berishës, rendja drejt pushtetit, qoftë në mënyrë të heshtur, qoftë në emër të një normaliteti të ri, që Rama po ndërton me mjeshtëri.

Ndryshe nga ajo që opozita akuzon prej vitesh për kapje të shtetit, autoritarizëm dhe kriminalizim të politikës, ajo që ndodh sot është një fenomen shumë më i thellë dhe më i rrezikshëm, “shtegtimi tradhëtar”, i njerëzve të saj, të bindurve, të besuarve dhe të zëshmëve.

Edi Rama nuk i shantazhon, nuk i kërcënon, thjeshtë i josh. U ofron poste, mundësi, përfshirje. Mbi të gjitha perspektivë jetese dhe ekzistence politike. Arsyeja që përdor? Këtu bëhet punë, atje ka vetëm rrëmujë.

Në fund të fundit tani të gjithë janë të vetëdijshëm se opozita vazhdon të përtypë të njëjtën frazë që është kthyer në çamçakizin e saj politik, “Rama ik…Rama ik…Rama ik… Ndërkohë në vend se të ikë Rama, po ikin njerëzit e opozitës.

Dhe ndërsa Edi Rama i josh njerëzit e saj, opozita vazhdon të përtypë çamçakizin e vet politik. E fryn, e plas, e ngjit në fytyrat e mediave, dhe çdo herë kujton se bën zhurmë. Në fakt po dëgjohet vetëm zhurma e këpucëve dhe takave të burrave dhe grave që largohen prej saj.

Dikush duhet ta ndjejë këtë shije, pa shije!

Next Post
Qeni që la Tiranën

Qeni që la Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In