• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ÇAM Vangjeli, GREK Shpëtimi !

by Bledi Mane
08/04/2016 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Mane/

Kam një siguri absolute të faktuar që toka jonë, toka e këtij atdheu është dhe mbetet fole e palegalizuar ku prej mijëra vitesh bashkëjeton Djalli dhe Ëngjëlli. Kurrë nuk vunë kurorë e u martuan por gjithësesi jetojnë e do mbijetojnë në harmoni të sforcuar.

Ëngjëlli është tipiku i mesdhetarit dembel e gjumash plot fantazi e kreativitet e paqësor por pak, shumë pak produktiv. Djalli tipiku i ballkanasit, sherrxhi, qylaxhi, kokëfortë, i pagjumë, hajdut, maskara, kopil…

Kjo tokë, pra toka jonë ka bekimin dhe mallkimin poshtë krevatit e sa herë djalli me ëngjëlin përkëdhelen e nisin të puthen fillon sherrnaja. Ka bekimin kjo tokë se ka ndërthurrje tipike gjeoplitike, historike, epike mes kryqëzimit të rrugëve lindje-perëndim por ka edhe mallkimin se historikisht e kanë pushtuar, e kanë dhunuar e e kanë përdorur si mejdan betejash dhe luftrash komshinjtë dhe pushtuesit e ndryshëm romakë, bizantinë, malazezë, osmanllinj, bullgarë, austrohungarezë, italianë, gjermanë, sovjetikë…

Historia konturohet më bukur edhe prej modernes dhe amfiteatri nuk mbetet kurrë pa gladiatorë. Më konkretisht marrim dy prej politikanëve më mediokër të cilët prej shumë të përbashkëtave mundohen ti ngulin shpatën njëri-tjetrit për arsye kauzash etniciteti dhe nacionalizmi krejtësisht fallco.

Vangjel Dule me paraardhësit e tij erdhi qyl në Shqipëri nga Greqia gjatë luftës së parë botërore e u respektua nga vendasit. U bë me identitet, prona, katandi, parti e përfaqësi në parlament. Megjithëse trupin në Tiranë dhe kokën në Athinë ende nuk shpreh lumturi dhe kënaqësi në qenien e tij.

Shpëtim Idrizi me paraardhësit e tij erdhi qyl në Shqipëri nga Greqia gjatë luftës së dytë botërore e u respektua nga vendasit. U bë me identitet, prona, katandi, parti e përfaqësi në parlament. Megjithëse trupin në Tiranë dhe kokën në Paramithi ende nuk shpreh lumturi dhe kënaqësi në qenien e tij.

Të dy zihen dhe grinden me njëri-tjetrin pa më të voglin shkak duke i shkaktuar kosto jo vetëm financiare vendit që i pranoi e u ofroi strehë. Dhe të dy nuk kanë çfarë i bëjnë shoqi-shoqit dhe ofshamat e mallkimet ia lëshojnë Shqipërisë. Shqipëria ua shëroi plagët, ua hapi derën, u dha ujë, arsim, liri, prona, identitet por që të dy si të mbrapshtë që janë shkojnë qurraviten njëri në Athinë te Cipras e tjetri në Ankara te Erdogani. Njëri thotë Shqipëria nuk më mbron nga çamët e tjetri bërtet pse Shqipëria nuk e mbron nga grekët.

E të mendosh thellë-thellë që të dy vinë nga Greqia, u zbuan nga Greqia, u çnderuan nga Greqia dhe kurrë nuk i janë mirënjohës Shqipërisë…Fundja çfarë pret kur të dy janë nga i njëjti sua. Lufta brenda llojit tepër e rrezikshme duket por ne, ne shqiptarët e tjerë nuk duhet t’ua varim shumë. Bën mirë Edi Rama që i ka lenë ashtu të harruar në qoshe. Le të hanë kokat me njëri-tjetrin. Fundja Greqia do ketë pasur të drejtë pse e zboi edhe Vangjelin, edhe Shpëtimin gati një shekull më parë!

Next Post

Befasuese, zbulohet ilaçi kundër plakjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In