• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Caktohet data e zgjedhjeve në universitete, Ministrja Shahini: Rruga e vetme për të zgjidhur ngërçin

by Ardit Rada
30/06/2020 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit, Besa Shahini, ka zhvilluar sot një takim me rektorët e Universiteteve, me të cilët ka vendosur datët e re të zgjedhjeve, 30 korrik 2020. Ministrja liston një sërë arsyesh përse këto zgjedhje duhen bërë sa më shpejt, në një kohë kur diçka të tillë ia kanë kërkuar edhe rektorët të cilët thonë se është e pamundur udhëheqja në një kohë kur mandatet kanë përfunduar.

“Sot zhvillova përsëri një takim me rektorët e IAL-ve publike, të cilët shprehen pamundësinë e vazhdimit të udhëheqjes së IAL-ve me mandat të përfunduar dhe sollën në vëmendje nevojën urgjente për zgjedhje në universitete. Studentët, sidomos ata të viteve të fundit që diplomohen sivjet, më kanë shprehur gjithashtu shqetësimet e tyre për mungesën e shërbimeve nga ana e IAL-ve për shkak të përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese.

Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime. Gjithashtu, me heqjen e kufizimeve të transportit publik, studentët dhe pedagogët mund të udhëtojnë lirisht ditën e zgjedhjeve – gjithmonë duke pasur kujdes ruajtjen e distancave fizike dhe pajisjen me mjete mbrojtëse kundër COVID-19.

Javën që lamë pas, përfundoi edhe afati ligjor për gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Por, duke marrë parasysh rritjen e rasteve të infektimeve, është akoma e paqartë se si do të rifillojë puna nëpër IAL në vjeshtë. Kështu që, për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike shpallim datën e zgjedhjeve në IAL më 30 korrik, 2020.

Urdhri nr. 108, i datës 08.05.2020, që shtyu pa afat zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në IAL për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ngarkonte IAL-të të vijojnë me përgatitjet për zgjedhje dhe rektorët konfirmuan se të gjithë universitetet janë gati. Në këtë kuadër, ftoj studentët të ushtrojnë të drejtën e tyre për përfaqësim në strukturat drejtuese të universiteteve ku studiojnë.

Sot më shumë së kurrë, IAL-të duhen udhëhequr nga akademikë me integritet, të cilët kontribuojnë edhe me pjesën e tyre shumë të rëndësishme në jetësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të paktit për universitetin,”-shkruan Shahini.

/e.rr

Next Post
Operacioni Anti-drogë/ Zbulohen emrat e 7 shqiptarëve të arrestuar, që të gjithë banues në Vlorë

Operacioni Anti-drogë/ Zbulohen emrat e 7 shqiptarëve të arrestuar, që të gjithë banues në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

March 17, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

March 17, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

March 17, 2026
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

March 17, 2026
“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In