• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Caktohen trupat gjykuese, zgjidhet ngërçi për “Shullazin” dhe Izet Haxhinë

by A R
20/05/2019 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtarin e tretë në trupën gjykuese të dosjes së grupit të Emiljano Shullazit. Ajo është Valdete Hoxha, gjyqtare pranë Apelit të Krimeve të Rënda. Procesi ishte zvarritur për disa seanca, pasi nuk plotësohej trupa për shkak të largimit të gjyqtares Saida Dollani.

Gjyqi i Shullazit dhe përjashtimi nga trupa i Dollanit
Në nëntor të vitit të kaluar grupi (Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela) u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg. Shullazi bashkë me anëtarët e tjerë të grupit e apeluan vendimin, ndërsa procesi ka ngecur prej janarit të këtij viti, pasi janë shtyrë tetë seanca, e fundit në datë 2 maj. Tre seanca më parë mbrojtja e Blerim Shullazit kërkoi përjashtimin e gjyqtares Dollani, e cila u pranua.

Dënimet për grupin e Shullazit
Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, që vijon të zvarritet.

TË DËNUARIT
Emiljano Shullazi 14 vjet
Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg

Caktohet trupa e re për Izet Haxhinë
Ndërkohë që sot është caktuar edhe trupa gjykuese për dosjen e Izet Haxhisë. Për ish-trupërojën e Berishës pritet që procesi të nisë nga e para në Gjykatën Penale të Tiranës. Kryesues do të jetë Lazer Sallaku, ndërsa anëtar Erjon Bani dhe Kujtim Vranici. Pas 17 vitesh nga dënimi në mungesë, Izet Haxhia truprojë i ish-presidentit Sali Berisha fitoi të drejtën e rigjykimit nga drejtësia shqiptare, duke rihapur kështu të konsideruarën vrasja e shekullit, atë të ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes ‘Hajdari’ dhe procesi do të rinisë  në Gjykatë e Shkallës së Parë. Haxhia është dënuar me 25 vite  burg, vendim i marrë në mungesë të tij, autorësinë e të cilit nuk e ka pranuar asnjëherë.

Dosja Haxhia
Izet Haxhia u dënua në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari. Nga ai dënim e deri në Maj 2018 kur Izet Haxhia erdhi nga Turqia, ai ishte në arrati ku kërkonte rihapjen e procesit. Përballja gjyqësore nisi së pari në Gjykatën e Tiranës aty ku gjyqtari Besnik Hoxha pranoi kërkesën e Haxhisë për rivendosje në afat.

Ndërsa në 18 mars tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të prishin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për ta rihapur procesin me një tjetër trup gjykuese në Shkallën e Parë. Ish-lideri i dhjetorit ’90 dhe lëvizjes studentore, Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. Për këtë krim u dënuan disa persona përfshi dhe ish truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia me 25 vite burg.

/a.r

Next Post
Izraelitit i konfiskohen 250 mijë Euro, vinte nga Moska

Greva në Itali, pezullime dhe vonesa të fluturimeve në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet me tension konferenca Rama-Vuçiç, presidenti serb heq kufjet dhe largohet

“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

August 11, 2026
Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com