• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çako: T’i kthejmë kufijtë në barriera të pakalueshme për kriminelët

by Java News
07/12/2016 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, mori pjesë në Forumin e Romës ku ishin të pranishëm të gjithë drejtorët e Policive të Ballkanit Perëndimor dhe Drejtorët e organizatave dhe agjencive që mbështesin policitë europiane si Europol, Interpol, SELEC, por edhe nga Bashkimi Evropian.
632092__h1pk5uhmlTakimi ishte një tavolinë e rrumbullakët ku u trajtuan çështje aktuale me të cilat përballen policitë e vendeve tona dhe që shqetësojnë sigurinë e publikut të tilla si terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni i paligjshëm.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako në fjalën e tij u ndal në aspektet e bashkëpunimit me partnerët dhe në rëndësinë që Policia e Shtetit i vë bashkëpunimit ndërkombëtar si zgjidhja e vetme për të patur siguri në vendet tona.

“T’i kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë”, tha ai në fjalën e tij..632092__s1lbgqlrme

Ndërkohë që Drejtori i Policisë pati një takim dypalësh me Prefektin Gabrielli, të Policisë Italiane.

Ai vlerësoi bashkëpunimin, duke thënë se kanalet e ngritura Interforza në Tiranë dhe oficerët e kontaktit në Bari e Romë, janë duke dhënë rezultate të shkëlqyera në drejtim të kapjes së të kërkuarve, parandalimit të vrasjeve, kapjes së trafikut me gomone e me mjete të tjera që trafikantët kanë filluar të eksperimentojnë, si avionë të vegjël e motora uji.632092__bjrkq8bml

“Kjo është shenjë e një luftë pa kompromis që së bashku po bëjmë. Përgëzoj rritjen e bashkëpunimit edhe me Policinë e Kufirit në Bari me Drejtorin Xhelik dhe Kazavola, por edhe të Guardia di Finanza-s, me Kolonelin Maxhore të Repartit aerodetar e Repartet operative të Karabinierisë me Kolonelet Pellegrino e Barbera. Jam i lumtur të konstatoj se vendosja e një koordinatori tuaj në QNOD dhe vendosja e oficerit të kontaktit në Bari janë dëshmi e rezultateve të shkëlqyera në luftën kundër trafiqeve në det, por jo vetëm”, u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit.

Nga ana e tij Shefi i Policisë Italiane Prefekti Franco Gabrielli, tha se misionet prezente në Shqipëri të cilat asistojnë dhe punojnë krah për krah me Policinë e Shtetit janë të angazhuara dhe do të vazhdojnë të jenë të angazhuara maksimalisht edhe në të ardhmen në të gjitha fushat.632092__hygajqihmx

Shefi i Policisë italiane u shpreh se është krenar për miqësinë dhe bashkëpunimin dhe se do të angazhohet personalisht për konkretizimin e protokolleve për trafiqet dhe terrorizmin, protokollin për sezonin turistik dhe shkëmbimin e oficerëve të policisë në institutet e formimit policor.

Më herët Drejtori i Policisë u takua edhe me ambasadoren e Shqipërisë në Romë Anila Bitri. Në këtë takim ata trajtuan problematikat aktuale që hasin shtetasit shqiptarë në shtetin Italian, por edhe çështje që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe minorenët e pashoqëruar.

Next Post
Revista “Time” shpall Trump Njeriun e Vitit dhe e cilëson si “Presidentin e Shteteve të Ndara të Amerikës”

Revista “Time” shpall Trump Njeriun e Vitit dhe e cilëson si “Presidentin e Shteteve të Ndara të Amerikës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

November 7, 2026
“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

November 7, 2026
“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

November 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In