• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çako takim me Zv.shefin e Policisë së Eulex

by A R
06/04/2016 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO priti në një takim Oliver HOFFMANN, Zëvendësshef i Sektorit Ekzekutiv të Policisë, Misioni EULEX, Kosovë.

Ky takim ishte në vazhdën e takimeve të kryera nga HOFFMANN me Drejtues të Policive të Rajonit, me qëllim vendosjen e kontakteve dhe rritjen e bashkëpunimit. Gjatë këtij takimi, nga të dyja palët u theksua bashkëpunimi i deritanishëm në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit e radikalizmit, kontrollit të kufijve si dhe në drejtim të shkëmbimit të informacioneve apo hetimeve të përbashkëta.

HOFFMANN theksoi gjithashtu edhe gatishmërinë e Misionit EULEX në drejtim të shkëmbimit të informacioneve të rëndësishme për hetimin e veprave të ndryshme kriminale të kryera nga grupe që mund të veprojnë në të dy vendet, si dhe krijimin e lehtësirave për organizimin e takimeve rajonale me Shefat e Policive të vendeve të rajonit me qëllim koordinimin e veprimeve të luftës ndaj krimit.

Oliver HOFFMANN: Theksojmë bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Shtetit Shqiptar, një proces të cilin do ta vazhdojmë më tej. Jemi mjaft pozitivë në evidentimin e shkëmbimeve të informacionit përsa i përket luftës kundër terrorrizmit dhe krimeve të rënda. Vendosja e pikave të kontaktit lehtëson komunikimin dhe shkëmbimin e mëtejshëm të informacionit. Çështjet duhen ndjekur në kohë afatgjatë dhe si prioritet do të dërgojmë ekspertë që do të ndihmojnë në hetimin e ngjarjeve kriminale në fushën e vendosjes së eksplozivëve.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO vlerësoi ndihmën e ofruar nga Z. OFFMANN duke theksuar rëndësinë e takimeve të tilla si dhe e siguroi se Policia e Shtetit do të jetë një nga partnerët kryesorë në luftën ndaj krimit. Po kështu do të jetë e hapur ndaj çdo lloj bashkëpunimi me qëllim rritjen e sigurisë në rajon.

Haki ÇAKO: Për ne është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal. Me Kosovën kemi patur rezultate te përbashkëta në rritjen e sigurisë në rajon, luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin në pikat e kufirit ndërkombëtar, shkëmbim informacioni dhe kontakt të vazhdueshëm me Eulex. Në këtë aspekt operojmë  sëbashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe të Kosovës. Vlen të theksojmë se ky bashkëpunim është në nivele të larta, pasi ne e shohim si një partner serioz.

Lufta kundër terrorrizmit është prioritet  dhe bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm.

Next Post

Qëllon me armë drejt dyqanit nga makina, arrestohet bashkë me shokët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In