• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çako në SHBA, takime në NYPD dhe agjenci të inteligjencës

by Aalison Pearse Stevens
05/06/2016 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako gjatë vizitës së tij në SHBA pati disa takime të rëndësishme me drejtues të lartë të disa agjensive ligjzbatuese. Fillimisht në NYPD, Departamentin e Policisë së New York (New York Police Department), Çako u prit në takim nga Drejtori i Policisë për New York City James P O’Neill NYPD Chief of Department. O’Neill e përgëzoi zotin Çako për rezultatet e Policisë Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit. O’Neill e vleresoi si një partner të besueshëm e serioz Policinë Shqiptare. Ndërkohë Çako vlerësoi ndihmën dhe përkrahjen e SHBA si partner i rëndësishëm për Policinë Shqiptare.

O’Neill dhe Çako vlerësuan rolin e komunitetit shqiptar të punonjësve të policisë të NYPD, përfaqësuar nga Shoqata Illyrian, si ura të bashkëpunimit mes dy policive. ZoÇako e ftoi zotin O’Neill për një vizitë në Shqipëri, ftesë që u pranua me kënaqësi prej Tij. Me pas Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako u prit në takim nga Drejtori i Inteligjencës i News York City Thomas P Galati(njeherazi edhe Drejtor për Krimin e Organizuar e Terrorizmin). Galati dhe Çako biseduan për çështjet e terrorizmit që shqetësojnë dy agjencitë, rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimi të informacioneve në këtë fushë. Galati- Çako vlerësuan lartë marrëveshjen e bashkëpunimit për shkembimin e informacionit në luftë kundër terrorizmit të firmosur nga Ministri Saimir Tahiri dhe Drejtori i FBI, si dhe portokollin operacional të firmosur nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Drejtuesit e Antiterrorit. Zoti Galati e falënderoi zotin Çako, për punën e mrekullueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, në një rast të përbashkët hetimi për terrorizëm. Në këtë hetim u përfshinë FBI, Policia Shqiptare dhe Drejtoria e Inteligjencës së NYPD.

Çako theksoi se ne jemi të interesuar të përvetësojmë dhe të aplikojmë format dhe metodat me të mira të Policisë amerikane për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Drejtori i Inteligjencës Thmas P. Galati i ofroi Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako mbështetje për Strukturat Antiterror dhe të Krimit të Organizuar të Policisë Shqiptare. Gjithashtu me drejtues të Departamentit të Policisë së New York u diskutua për mundësitë e trajnimeve dhe specializimeve të oficerëve të Policisë shqiptare në Akademinë e Policisë në New York. Më pas delegacioni shqiptar vizitoi sallën e komandimit dhe monitorimit të emergjencave të Policisë në New York City. Në fund të takimit Z.Çako e ftoi edhe Z. Galati për një vizitë në Policinë e Shtetit në Shqipëri, ftesë qe u prit me shumë kënaqësi nga zoti Galati, i cili premtoi se do ta realizojë së shpejti.

Gjithashtu gjatë punimeve të Samitit të Shefave të Policisë të Kombeve të Bashkuara që u mbajt në New York, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako u takua me përfaqësues të Policive të shteteve të ndryshme. Një takim me fokus luftën kundër Krimit të Organizuar e veçanërisht trafikut të qënieve njerëzore u zhvillua me Drejtorin e Policisë së Hollandës Harry van den Brink. Të dy drejtuesit diskutuan për krizen e emigrantëve dhe masat respektive të marra U shtrua si domosdoshmëri rritja e bashkëpunimit dhe hetimeve të përbashkëta veçanërisht në fushën e trafikut të qenieve njerëzore. Drejtori i Policisë së Holandës Harry van den Brink ofroi mbështetjen e Policisë hollandeze për Policinë shqiptare në këtë fushë.

BW/d.i.

Next Post

Festa e 25-vjetorit të Partisë Socialiste, ende enigmë pjesëmarrja e Nanos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

July 15, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

July 15, 2026
Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend

July 15, 2026
Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

Përshkallëzimi në Gjirin Persik, SHBA nisin valë të re sulmesh ndaj Iranit, Trump dhe Netanyahu takohen të hënën

July 15, 2026
Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Afati skadon në mesnatë! Kosova ende pa raport për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

July 15, 2026
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

July 15, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Dardani, pse nuk zgjedh të rrish brënda petkave të emrit të lashtësisë tënde legjendare?

July 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla: Mundësi të arta, ndryshime të mëdha dhe surpriza për çdo shenjë

July 15, 2026
Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…

Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…

July 15, 2026
BE me grup emergjence për përballjen me Kinën për lëndë të para

BE me grup emergjence për përballjen me Kinën për lëndë të para

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In