• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çako në konferencën e IACP në SHBA, takohet me kryeprokuroren amerikane

by A R
22/10/2016 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO mori pjesë në Konferencën e 123-të të IACP-së, (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë), zhvilluar në San Diego California, SHBA,  nën moton “Your Community, Your Safety, Your Impact, Our Priority”- Komuniteti juaj, Siguria juaj, Ndikimi juaj, Prioriteti ynë.

Së bashku  me  Drejtorin e Policisë së Shtetit, dhe delegacionin shqiptar ishin të pranishëm dhe Stepfen Bennett, Menaxher i Programit ICITAP  për Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe  zoti Artur Morina dhe zonja Liljana Kristo, Asistentë Menaxherë të Programit ICITAP në Shqipëri.

Gjatë ditëve të zhvillimit të konferencës, Delegacioni shqiptar mori pjesë në një takim që Ambasadori Brownfield, Zëvendës Sekretar i Shtetit dhe Drejtor i INL-së (International Narcotics and Law Enforcement), pati me  drejtuesit e agjensive të huaja ligjzbatuese.

Në këtë takim ai përgëzoi punën e bërë nga agjensitë ligjzbatuese në mbarë botën dhe theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes tyre.

Brownfield theksoi se mbështetja e INL-së për këto agjensi nuk ka munguar dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Konferencën e përshëndeti Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch.

Ajo zhvilloi një takim me delegacionet e policive të ardhura nga shtete të ndryshme, ku i përgëzoi për punën e vështirë dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme në shërbim të komunitetit për ta bërë botën një vend më të sigurtë.

Në përfundim të këtij takimi, Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO u takua me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch, e cila e vlerësoi punën e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ndërkohë ÇAKO, e falënderoi zonjën Lynch, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Policinë Shqiptare dhe i dhuroi asaj stemën e Policisë së Shtetit.

Po gjatë Konferencës Drejtori i Policisë së Shtetit, Zoti Haki ÇAKO, pati takime me drejtues e përfaqësues të policive nga vende të ndryshme.

ÇAKO u takua me zotin Garry L. Barr, drejtor i ICITAP,  me zotin Garry Bullard – Nëndrejtor i Çështjeve Rajonale dhe me z. Paul E. Santiago – Drejtor i Divizionit Ndërkombëtar të Policimit, të cilët i  falenderoi për mbështetjen që i kanë dhënë Policisë së Shtetit.

Nga programi ICITAP i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së ku ishte i pranishëm dhe Garry L Barr, Drejtor i këtij programi, u zhvillua një ceremoni për shpërndarjen e çertifikatave të vlerësimit për disa punonjës të këtij programi.

Mes atyre që morën çertifikata vlerësimi ishin dhe Asistentë Menaxherët e Programit ICITAP në Shqipëri, zoti Artur Morina dhe zonja Liljana Kristo, me motivacionin “Në shenjë mirënjohjeje për shërbime të shquara, për Programin ICITAP – Albania”.

Ditën e fundit të Konferencës u zhvillua Banketi Vjetor i IACP-së, ku mori pjesë dhe delegacioni shqiptar.

Në fjalën e mbajtur më këtë rast, Presidenti IACP-së Terrence M. Cunningham, pasi shprehu mirënjohjen për punën e agjensive ligjzbatuese në mbarë botën, kërkoi falje për veprimet e policisë ndaj grupeve të pakicave, një mesazh kurajoz, për të ecur përpara dhe për të përmirësuar marrëdhëniet në komunitetet në mbarë vendin.

Cunningham theksoi: Ne duhet të çelim një rrugë që na lejon për të lëvizur përtej historisë sonë dhe për të identifikuar zgjidhje të përbashkëta më të mirë e për të mbrojtur komunitetet tona.

Çdo vit, Konferenca Vjetore IACP, sjell risitë e fundit për agjensitë ligjzbatuese, nëpërmjet një programi trajnues të përparuar, duke sjellë lektorët më të njohur, si dhe ekspozimin më të madh të pajisjeve dhe teknologjisë e zgjidhjet taktike në dispozicion për zbatimin e ligjit.

Në këtë konferencë morën pjesë rreth 16 mijë profesionistë të përkushtuar nga agjensi të ndryshme federale, shtetërore e lokale, të shteteve të ndryshme, të cilëve u mundësohet të mësojnë teknikat e reja, të avancojnë njohuritë dhe karrierën e tyre duke i siguruar departamentit të tyre një sukses të vazhdueshëm.

Kjo konferencë u ofron pjesëmarrësve mundësitë e trajnimit non-stop, nëpërmjet temave të rëndësishme që trajtohen dhe strategjive që kanë dhënë rezultat, pajisjeve inovative dhe teknologjive të reja (qindra ekspozues nga mbarë bota, sjellin ofertat e tyre të fundit në pajisje e teknologji), si dhe ofron mundësi të shumta për vendosjen e lidhjeve të rëndësishme e kontakteve profesionale.

Gjatë ditëve të konferencës u zhvilluan disa seminare e workshope me tema të ndryshme:

  • Marëdhëniet Polici – Komunitet
  • Forumi për Çështjet Kritike
  • Një plagë e përbashkët – Impakti i Drogës në Mbarë Botën
  • Sfida e Papritur: Zbatimi i Ligjit dhe Shëndeti Mendor

Gjatë konferencës u zhvilluan aktivitete si Mbledhja e Parë e Asamblesë dhe Dita e Uniformave. Delegatët votuan për drejtuesit e rinj të IACP-së.

Konferenca gjatë gjithë ditëve të saj u shoqërua me ekspozita të firmave më prestigjioze që prodhojnë paisje dhe ofrojnë shërbime për policinë (që nga armët, jelekët antiplumb, makina, helikopterë, veshje e paisje komunikimi e software, dhe kompani që merren me trajnimin e agjensive ligjzbatuese).

/a.m.

###

Next Post
Kosovarët drejt zgjedhjeve të parakohshme, e pranon Kadri Veseli

Kosovarët drejt zgjedhjeve të parakohshme, e pranon Kadri Veseli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In