• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çako në Forumin e Romës, fokusi terrorizmi dhe emigracioni i jashtëligjshëm

by Lorenc Vangjeli
16/12/2015 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më datë 15 dhjetor 2015 në selinë e Shkollës së Lartë të Policisë në Romë u zhvillua Forumi i Romës ku  morën pjesë të gjithë Drejtorët e Policive të Ballkanit.

Forumi i Romës është një nismë e Policisë Italiane me Europolin dhe takimi i parë është zhvilluar në shtator 2013 në Beograd ndërkohë që takimi i dytë është zhvilluar në shtator 2014 në Hagë, pranë selisë së Europolit.

Takimi përbën një tavolinë pune për drejtorët e policive të zonës së Ballkanit me qëllim përforcimin e dialogut mbi temat e Emigracionit të parregullt, terrorizmit, krimeve të natyrës grabitqare (vjedhjet) dhe reinvestimit të kapitaleve me prejardhje të paligjshme.

Në këtë takim morën pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Serbia, Sllovenia dhe Hungaria.

Drejtori i Europolit Rob Wainwright mori pjesë në cilësinë e bashkëorganizatorit dhe bashkëiniciatorit së bashku me Drejtorin e Policisë Italiane Prefekti Alessandro Pansa. Ministri i Brendshëm Shtz Angelino Alfano përshëndeti këtë Forum të rëndësishëm.

Gjatë ketij forumi u trajtuan tema si, Emigracioni i Parregullt, Terrorizmi, Krimet e natyrës grabitqare dhe Reinvestimet e kapitaleve me prejardhje nga krimi i organizuar.

Drejtori i Policisë Shqiptare Haki  ÇAKO, paraqiti situatën në lidhje me këto katër tema duke nxjerrë në pah arritjet e Policisë së Shtetit edhe në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë.

Drejtori i Policisë së Shtetit u shpreh se: – E vlerësoj maksimalisht këtë konferencë për vetë faktin se për objekt diskutimi ka  katër tematika që tashmë kanë zënë prioritetet tona në luftën kundër krimit. Migracioni i paligjshëm, Terrorizmi, Pastrimi i Parave dhe i Produkteve të Parave të pista dhe Krimet e natyrës grabitqare.

I pari si fenomen shqetësues dhe përveç faktit që shpesh herë është eksportues i fenomeneve kriminale,  e i dyti si një fenomen që çdo ditë e më shumë përpiqet të minojë vlerat më të mira të demokracisë në vendet tona  dhe dy të tjerët si fenomene kriminale që organizatat tona janë në përballje të përhershme.

Në përfundim të fjalës së tij, Z. Çako i ftoi kolegët që të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet policive të rajonit me qëllim që kufijtë t’i kthejnë në barriera të pakalueshme për aktivitetet kriminale dhe nga ana tjetër t’i kthejmë ato në vija të padukshme për lëvizjen e qytetareve tanë.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, në këtë forum ishte i shoqëruar nga Koordinatori Kombëtar i Policisë së Shtetit me Policinë Italiane zoti Artur Beu.

Gjatë ditës së sotme, ÇAKO do zhvillojë disa takime me homologët e tij .

Next Post

Obama pro emigrantëve: Kanë ripërtërirë Amerikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In