• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj takon Le Drian: Franca, vlerësime për reformat e Shqipërisë

by A R
05/04/2019 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca vlerëson reformat e ndërmarra nga Shqipëria të cilat mundësojnë avancimin e saj drejt BE-së

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Jean Yves Le Drian gjatë Ministerialit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Gjatë këtij takimi Ministri në Detyrë Cakaj e njohu Ministrin Le Drian me progresin e reformave në pesë prioritetet në Shqipëri dhe me pritshmëritë tona për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komisionit në maj dhe vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave në qershor.

Ministri në Detyrë, Cakaj shprehu vendosmërinë e autoriteteve tona për të vijuar me ritëm të shpejtë, ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve më të larta të drejtësisë, si dhe reformat e tjera të domosdoshme për shtetin e së drejtës. Ai renditi si arritje me impakt tepër pozitiv hapat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nga ana e tij Ministri i Jashtëm francez Le Drian theksoi se reforma në fushën e drejtësisë është një ndërmarrje tepër pozitive ku Shqipëria ka bërë një avancim të kënaqshëm që do të ndikojë më së miri në krijimin e një strukture të pavarur e profesionale të Drejtësisë si dhe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e hapjes së negociatave.

Ministri francez vlerësoi gjithashtu masat e marra nga Shqipëria për zvogëlimin e numrit të azil kërkuesve shqiptarë në Francë, numër i cili është ulur në mënyrë të ndjeshme nga 2017 në 2018. Ai vlerësoi entuziazmin dhe seriozitetin e autoriteteve tona për të vijuar me të njëjtin ritëm, transformimin e sistemit të drejtësisë.

Ministrat ndanë gjithashtu mendimin për situatën në  Lindjen e mesme dhe diskutuan edhe për angazhimet respektive, në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut ashtu edhe në kontributin e dhënë për ndërtim kapacitetesh në vendet partnere përreth hapësirës Euro-Atlantike.​

/a.rada

Next Post
Kreu i Gjykatës së Kurbinit në ‘sitën’ e vettingut, KPK: Ka fshehur pasurinë!

Pezullohet Vettingu për dy magjistratë, dolën në pension në mes të procesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In