• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj takon homologun kroat: Shqipëria ka plotësuar kushtet për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE

by Java News
02/03/2020 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një vizitë zyrtare në Tiranë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.

Takimi u fokusua në disa çështje kryesore, ndër të cilat çelja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rëndësia gjeostrategjike e angazhimit të thelluar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të nxitur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Pas takimit, të dy Ministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e mbajtur, Cakaj, fillimisht falënderoi homologun kroat për mbështetjen e pakursyer dhënë për Shqipërinë, që prej oreve të para pas tërmetit të 26 nëntorit dhe kontributit në konferencën ndërkombëtare të donatoreve.

Gjithashtu, ai nënvizoi punën e jashtëzakonshme të Presidencës kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian, për të mundësuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është krejtësisht e qartë se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Ky nuk është as qëndrim personal as opinion politik, por realitet objektiv i dokumentuar tashmë edhe nga Komisioni Evropian.”- cilësoi Kreu i diplomacisë shqiptare.

Sa i përket bashkëpunimit dypalësh, Cakaj theksoi se, palët vleresuan edhe njëherë rëndësinë madhore të Deklaratës së Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe shprehën angazhimin për të nxitur ndërlidhjen ekonomike, lëvizjet shoqërore e kulturore dhe zhvillimin e brezit të Adriatikut.

Next Post
”Shmangni puthjet dhe përqafimet”, udhëzimi i Macron për të parandaluar koronavirusin

”Shmangni puthjet dhe përqafimet”, udhëzimi i Macron për të parandaluar koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

February 17, 2026
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

February 17, 2026
“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

February 17, 2026
Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

February 17, 2026
Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

February 17, 2026
Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

February 17, 2026
Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Ibrahimaj: Arritjet e këtij institucioni, krenari për Shqipërinë

Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Ibrahimaj: Arritjet e këtij institucioni, krenari për Shqipërinë

February 17, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

February 17, 2026
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

February 17, 2026
“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit

“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In