• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj dorëzon ministrinë tek Xhaçka: Për mua ka qenë një ëndërr historike

by Ardit Rada
05/01/2021 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gent Cakaj ka folur për herë të fundit si ministër i Jashtëm. Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Cakaj rendit arritjet në këto dy vite, ndërsa tha se do të vazhdojë të japë angazhimin e tij për Shqipërinë.

Cakaj u shpreh se për të, Shqipëria ka qenë një ëndërr historik. Ai garantoi ministren e re se do te jape kontributin e tij ne diplomacione shqiptare.

“Shqipëria ka kryer të gjitha detyrat në kuadër të procesit të Berlinit. Shqipëria ka një lidership të shtuar në organizatat rajonale.

Kemi bërë një punë voluminoze në procesin e integrimit evropian. Është marrë vendimi për çeljen e negociatave.

Unë jam i lumtur që Xhaçka do ti prijë delegacionit të Shqipërisë në konferencën e parë ndërqeveritare

Kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE.  Kjo ka lënë gjurme edhe në vetë funksionimin e organizatës.

Shqipëria posedon një plan të qartë sa i përket këshillit të sigurimit.

Përmbyllëm projektet e –visa. Kjo e bën Shqipërinë më të qasshme ndërkombëtarisht.

Angazhimi im për Shqipërinë do të vazhdojë.

Unë do të vazhdoj angazhimin në Shqipëri. Shqipëria për mua ka qenë një ëndërr historik. Unë do ta mbaj dhe në çfarëdo cilësie që do të më gjejë e nesërmja.

Dua ti them farë hapur që unë nga sot, do të jem mbështetësi juaj, që ju të shkëlqeni si një zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptarë”, tha Cakaj.

Xhaçka:

  1. Kryeministër dua të të falënderoj nga zemra për besimin e madh që treguat tek unë duke më besuar këtë detyrë në një vit kaq të rëndësishëm për politikën e jashtme të Shqipërisë.

Por dua të falënderoj shumë edhe Gentin. Kam shume respekt per punen e bere nga paraardhesit e mi, e posacerisht per punen e bere nga Genti ne kushte aspak te lehta si pasoje e pengeses se krijuar artificialisht ne dekretimin e tij.  Por, edhe në aspektin personal, i detyrohem një falënderim shume te posacem për kordialitetin dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë këtyre ditëve duke koordinuar transferimin e detyrës.

Kryeministër, Genti, nuk do të jetë e lehtë, t’ju zëvendësoj të dyve njëheri në drejtimin e politikës së jashtme!

Nga ana tjetër, jam shumë e vetëdijshme, që puna që ju keni bërë, e bën punën time këtu më të lehtë.

Sepse nuk do të më duhet të rishpik rrotën apo të nis çdo gjë nga zero. Përkundrazi.

Megjithate nje gje dua ta bej shume te qarte. Puna nuk eshte asnjehere mjaft dhe une nuk do te mjaftohem me ate qe eshte bere apo qe vartesit e mi jane mesuar te bejne. Une dua me shume, nga te gjithe, duke nisur nga vetja ime.

Dhe parimi im ne drejtimin e dikasterit eshte sa me lart ne pozicion aq me shume energji dhe ore pune ne dispozicion te institucionit nga secili e secila. Aq sa eksperienca e madhe eshte nje aset i vyer ne nje institucion si ky, po aq rutina eshte nje problem i madh kur duhen kapercyer barriera te reja e duhen bere pune te reja, sic eshte edhe puna me integrimin europian per shembull. Dhe ne kete drejtim, qe eshte edhe prioriteti yne nr 1, jam e kenaqur qe puna ka qene intensive. Kryenegociatori duhet te marre jo vetem pergjegjesine qe e ka marre, po edhe mbeshtetjen e plote nga zinxhiri i punes me integrimin ne kete ministri, duke u koordinuar prej tij dhe duke u pergjigjur para tij./a.p

Next Post
”Po tani mam’? Po tani?!”, Fiori Dardha humb të ëmën dhe përlot me fjalët: Nuk fitoi vdekja por Parajsa!

”Po tani mam’? Po tani?!”, Fiori Dardha humb të ëmën dhe përlot me fjalët: Nuk fitoi vdekja por Parajsa!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In