• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çadra e PD/ Basha sfidon SHBA dhe BE: Zgjedhjet të shtyhen me 100 ditë

by Java News
02/04/2017 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se SHBA dhe BE janë shprehur hapur se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve të 18 qershorit dhe se PD duhet të kthehet në kuvend e ti jap fund bojkotit, kryetari i PD Lulzim Basha qartazi po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike me mandat qeverisës prej 100 ditësh. Basha në këtë mënyrë po flet në kundrarrjedhë me ndërkombëtarët. Ai po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit me 3 muaj, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë apelin e ndërkombëtarëve që të mos ketë asnjë shtyrje zgjedhjesh, të cilat përcaktohen në Kushtetutë. Basha deklaron se gjatë këtyre 100 ditëve kjo qeveria teknike që ai ka në mend, do të pastrojë Shqipërinë nga krimi dhe do kthejë vendin në normalitet, para se të mbahen zgjedhjet për parlamentin e ri shqiptar. Sipas tij më 18 qershor të 2017-ës Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje parlamentare.

“Bota e krimit është e vetmja shpresë për Edi Ramën, që t’i shpëtojë gjykimit të zgjedhjeve. Rama po përpiqet të mbrojë me çdo kusht shtetin e krimit, që ka ngritur dhe me të cilin ka qeverisur gjatë këtyre katër viteve. Duhet qeveri teknike me kohë të mjaftueshme për të kryer detyrat e saj. 100 ditë në dispozicion për të çmontuar aparatin mafioz dhe narkotrafikantë që mban Edi Ramën në pushtet”, tha Basha.

Ashtu si dhe në fjalimet e tjera edhe në këtë fjalim të rradhës nuk kanë munguar kërcënimet ndaj kryeministrit se nëse nuk do të ketë qeveri teknike do të ketë fund si të gjithë diktatorët.

“I bëj thirrje t’i vë gishtin kokës dhe ta kuptojë se këto kushte janë rrugëzgjidhja për Shqipërinë Evropiane, por janë edhe shansi i tij i fundit për të mos përfunduar si diktatorët e marrë. Thirri mendjes sa nuk është vonë. Beteja jonë ka nisur dhe do të përfundojë vetëm me fitore”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /javanews.al

 

Next Post
Si sot më 2 Prill u vra Mirabo dhe lindi Zola

Si sot më 2 Prill u vra Mirabo dhe lindi Zola

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In