• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Çadra-2 e PD, një modul që sërish i shërben Ramës

by Ben Andoni
02/01/2018 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për një gjë do të jemi të sigurt: Atë që PD-ja nuk e bëri dot me Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me analizën e natyrshme të humbjes synon ta bëjë me zhurmën e protestave. Është folur për variantin e një Çadre-2, por ky variant duket s’ka ende qytetari te PD. Themi PD-ja sepse ajo është partia e vetme opozitare, vendin e të cilës duan ta gëzojnë dhe ta përfitojnë LSI-ja me pathosin e momentit dhe performancat mediatike, por edhe minipartizat, që i janë ngjitur si kërpudhat për t’i përfituar në kurriz. Që protesta e parë do të jetë e madhe, kjo është e lehtë për t’u besuar. Pakënaqësia e justifikon. Kuptohet edhe kjo me një koeficient, sepse sado që mund të konsiderohet e madhe për opozitën, nuk mund të jetë për Pozitën, e cila megjithë handikapet e mëdha, drejtimin e dobët të vendit në shumë aspekte, sërish ndjehet e pakërcënuar seriozisht. Problemi i madh i kanalizimit të reagimit popullor është për të gjetur motivin e duhur. Dhe, ky motiv e kalon Edi Ramën dhe vetë përshfaqjen e qeverisë së tij, që është shumë larg parametrave ekonomikë dhe zbutjen e varfërisë që premtoi. Teksa Lulzim Basha me shpurën e tij politike, por edhe me një parti aleate si LSI-ja nuk është e besueshme. Për ironi të fatit, kjo e fundit është bashkëpunëtore në të gjitha vendimet e qeverive të fundit (lexo bashkëfajtore e plotë). Dhe, varfëria e shqiptarëve dhe gjendja e tyre e varfër nuk ka nisur në këtë vit. Shqipëria po vuan një stanjacion dhe një rritje të pakët të ekonomisë, që për hir të së vërtetës është më e madhe se më parë, aspak e mjaftueshme për ndryshim dhe rritjen e mirëqenies. Mekanizmat që e ndihmojnë ekonominë e një vendi të ecë nuk mjaftojnë, kurse duket qartë se cilido që të jetë në fuqi, se ka atë mundësi të bëj ndryshimin e duhur. Shqipëria është në një gjendje, ku mungojnë investimet e mëdha të huaja, vetë ekonomia jonë e ka të pamundur të prodhojë vende pune të vazhdueshme dhe vetë ekonomia kombëtare është e tillë që nuk po lejon dhe stimulon një konsum të mirë të popullatës. Polarizimi social i Shqipërisë, monopolizimi dhe mbi të gjitha mjedisi i biznesit nuk është aspak optimist. Ikja e Sheratonit është realisht një tragjedi.

Ndërsa Edi Rama vazhdon me premtimet e tij optimiste, anatemat për Opozitën, që i dalin huq pasi ky fundviti tregoi realisht sesa të varfër janë shqiptarët. INSTAT duke iu bazuar shifrave na rrëfeu se ka rënie të vërtetë të ekonomisë. Mbi të gjitha mospasja e një modeli ekonomik të spikatur dhe shpresëdhënes e bën optimizmin e njerëzve të biznesit vendas dhe të huaj që të jetë në nivelet më të ulëta.

Ndaj organizimi i protestave vërtetë do mund ta trandë qeverinë e Ramës, por nëse ato nuk janë të vazhdueshme dhe potente, shoqëruar edhe me slogane të drejta dhe kanalizim të nevojave të vërteta, atëherë mund të konsiderohen si një ndihmë për qeverinë Rama. Kryeministri është mjeshtër që arsyet e dështimeve të tij ekonomike t’i adresojë kah opozitës dhe konfuzionit të tyre, që duhet thënë s’është i pakët që pas paktit PS-PD ende të pazbardhur zyrtarisht.

Kjo qeveri ka ardhur koha të marrë mesazhe të qarta, që nuk mund të vazhdojë me fjalë dhe propagandë vizive, por duhet të ulë kokën dhe të japë alternativa të besueshme dhe të realizueshme. Ja pse çdo veprim i pamatur dhe thjesht zhurmë i Opozitës mund ta ndihë Ramën të vazhdojë i qetë në këtë mandat, duke bërë ata fajtor për gjendjen.

Ndërkohë që Opozitës i ka mbetur dhe një detyrë bajagi e madhe për të zgjidhur. Dhe, kjo ka të bëjë pa asnjë dyshim me refleksionin për humbjen. Sa më përfundimtare dhe e qartë do jetë ajo, aq më shumë e besueshme do jetë PD-ja, që tashti vuan një krizë edhe më të madhe drejtimi sesa vetë ekonomia e vendit. (Javanews)

 

Next Post
E rëndë në Lushnje, e reja hidhet nga kati i 4 i pallatit, vuante nga depresioni

U gjend i pajetë në biznesin e tij, kush është 67-vjeçari nga Korça

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

February 17, 2026
“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

February 17, 2026
“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

February 17, 2026
“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

February 17, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In