• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ca mësime fetarishte

by Artan Lame
15/04/2016 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Lame/

Po bëhen dy a tri javë, që temë e ditës është bërë futja e edukimit fetar ndër shkolla. Janë tjerrë shumë teori e leksione për këtë çështje, nga të dyja palët, nga ata që janë kundër a që janë pro ndaj, për të mos u bërë i mërzitshëm, do donja të jap vetëm nja dy shembuj se pse them se është e domosdoshme edukata fetare ndër shqiptarët e rinj.

Nja 10 vjet të shkuara, diku në në qendër të Tiranës, aty në atë që kish qenë dikur lulishte dhe ku më pas ishte vrarë Azem Hajdari, nisi të ngrihej kulla e rradhës. E veçanta e kësaj kulle, nuk ishte që zinte një tjetër lulishte, se këtu nuk ndryshonte fare nga të tjerat. E veçanta e saj ishte në faktin se një pjesë e kësaj godine po ngrihej mu përsipër tyrbes (varrit monumental) të Kapllan pashë Toptanit. Për ata që nuk e dijnë, Kapllan pashë Toptani është figura më e rëndësishme e mesjetës osmane në Tiranë, ndaj të ndërtosh sipër varrit të tij (që sidozot është edhe Monument Kulture) ishte si me thënë të shkosh te varri i Filipit të Maqedonisë në Selanik apo varri i Dantes në Ravenë dhe t’u ndërtosh përsipër.
Po prapë nuk është ky thelbi. Së fundmi merret vesh – dhe kushdo që kalon asaj ane mund ta shohë – që pjesa që u ndërtua sipër tyrbes, nuk do shërbejë thjesht si mbulese moderne për monumentin (siç u justifikuan me të madhe vite të shkuara kur morën lejen e ndërtimit), por do të jetë në fakt një kat i tërë i shfrytëzueshëm që, nga forma ngjan të jetë klub, a bar, a restorant, a ndonjë tjetër gjë e këtillë.

Tyrbja e Kapllan pashës (ishte kush ishte pashai në të gjallë) është varr, ku brenda të cilit si në çdo varr, prehen eshra njeriu dhe, s’ka fe e Krisht e Muhamet në botë, që të lejojë që t’i prishet qetësia të vdekurve nga të gjallët që do i rrijnë përsipër. I bie që përsipër do pihet alkool e raki, do hahet mish e do bjerë muzika, pa do shkohet edhe në banjo, se domosdo ha e ha atje do sosë, ndërsa poshtë është varr e varrezë mbi 200 vjeçare. Atje sipër djem e vajza do ulen në banjo, dhe ulur aty me pak gjeometri mund të përcaktojnë që egzaktësisht disa metra nën vendin ku janë ulur për atë punë, gjenden varre ku flenë gjumin e përjetshëm besimtarë të gjorë që ja besuan përjetësinë njerëzve që lanë pas, e që tani po jua bëjnë përsipër.
Duke menduar që xheç marr vesh nga bota sa për të nxjerrë konkluzion, e them me bindje që mund t’i bini globit mbarë, nga Alaska në Australi dhe nga Uganda deri në Siberi; dhe nuk do të gjeni dot një shembull barbarie të këtillë si ky që së afërmi po shohim në Tiranë. Ndaj ngul këmbë që një i tillë popull e ka të domosdoshme edukatën fetare, që të paktën të mos dhj… mbi varre.

Që shqiptarët askurrë nuk kanë patur rrespekt për të vdekurit, nuk është sekret. Mjafton të shkosh në një varrezë shqiposh e të shohësh se si lulëzon tregëtia e varreve, sesi i hipin varret sipër njëri-tjetrit, të rrethuar me kangjella një nga një që të mos vidhen, por të parrethuar me mur të gjithë bashkë, sesi kullosin lopët duke bajgosur mermerin e kujtimit të përjetshëm. Mjafton pastaj të kujtojmë se si ju vërsulëm e çu bëmë varreve më 67-ën.
Edhe legjenda se demek varrin Skënderbeut ja hapën turqit, zor t’i qëndrojë dot një analize të mirëfilltë shkencore, po s’është vendi këtu të merrem me këtë punë, e të le pa gjumë shqipëtarët e trungut arbëror.
Për ata patriotë mëmëdhetarë që do inatosen keqazi, thjesht do t’u kujtoja se nja 5 shekuj më pas, shqiptarët e Kosinës në Përmet bënë të njëtën gjë, ju shitën grekërve me euro në dorë, eshtrat e gjyshërve për eshtra ushtarësh grekë. Kësaj rradhe eshtrat nuk përfunduan në Vjosë vetëm se pazari vajti mbarë dhe u bitis.
E pra, edhe kjo e Kosinës është një arsye pse shqiptarët, muhamedanë e të krishterë, me zot e pa zot, kanë nevojë të marrin edukatë fetare.

Por jo vetëm shqiptarët e thjeshtë, ata të shkretët që nga padija shkelin mësimet shenjta që as i dijnë hiç dhe për të cilët Krishti thotë ende sot: “fali zot se s’dijnë ç’bëjnë”. Edhe barinjtë fetarë të tyre, kanë të njëjtën nevojë ulëritëse për edukatë fetare. S’do harruar se atje në Kosinë s’qenë vetëm fukarenjtë e fshatit që hapën varret dhe shitën kockat. Në krye të tyre dhe të gjithë këtij pazari kafkash e kokallash, ishte vetë prifti i fshatit, bariu i grigjës, i cili me ç’më kujtohet vazhdoi të gënjejë edhe në gjyq për këto punë.
Ndërsa këtu, në rastin e këtij klubit dhe banjove mbi varre që po ndërtohen midis Tiranës, s’do harruar që firmën për t’u ndërtuar e ka dhënë në kohë të vet vetë Komuniteti Mysliman Shqiptar, pra vetë institucioni të cilit ia beson trupin çdo muhamedan i mirë pas vdekjes.
Fali Zot se s’dijnë ç’bëjnë dhe çoji sa më shpejt në shkollë të edukatës fetare që, me shpresë të Zotit, një ditë të turpërohen për atë turp që po ndërtohet sot.
Edukata fetare nuk do na shpëtojë nga fanatikët e nga terroristët. Katër a pesë të çmëndur mes gjithë të urtëve do gjenden gjithmonë. Por edukata fetare shërben fare mirë – dhe e ka bërë këtë punë për mijëra vjet – për t’u ngulitur të egjërve e të paditurve, të pangopurve e pasunarëve, ca parime morale nga ato që edhe sot e gjithë ditën janë në bazë e në themel të jetës së qytetëruar.
Rezistoftë tyrbja e gjorë deri në ditën që bijtë e atyre që po e bëjnë atë përdhosje të ligjit të shtetit e moralit të fesë, të amanetit të të vdekurve e të qytetërimit të të gjallëve, të kenë kuptuar aq nga edukata fetare, sa të shkojnë e ta ndreqin atë hata.
Nuk mjafton të bësh pakt me Djallin për të hapur udhën në t’a pastë zënë, një ditë duhet t’i kthehesh paktit me njerëzit për të shijuar mirësinë e tyre.

Next Post

Ja 4 mënyra që punën që e urreni ta.. urreni më pak!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In