Sinan Bytyçi, mesfushori kosovar i Manchester Cityt, ka deklaruar për KTV-në se sezonin e ardhshëm do ta zhvillojë te një ekip tjetër evropian.
Ai ka thënë se ka në plan të huazohet për një sezon dhe më pas të kthehet sërish te City i Pep Guardiolas.
Duke mos përmendur ekipe, Bytyçi ka thënë se ka klube nga Holanda e Spanja që kanë shprehur interesim për të.
“Tash kam për të nënshkruar kontratë të re. Plani është të huazohem në një ekip për një vit. Por nuk guxoj të flas për këtë.
Ka jashtë Anglisë dhe ekipe nga Anglia. Ka nga Holanda, Spanjë vetëm duhet të shoh një ekip të mirë që më përshtatet. Plani është të luaj më shumë dhe të kthehem prapë që të provoj sërish te City”, është shprehur futbollisti i ri i përfaqësueses së Kosovës. (b.an)