• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Bypass Fier dhe Vlorë”, 40 kompani në garë për të fituar tenderin

by Java News
28/10/2017 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përputhje me standardet e përcaktuara nga BERZH, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kryer njoftimin e procedurës së parakualifikimit të tenderit të ndërtimit të segmenteve rrugore “Bypass Fier dhe Bypass Vlorë”.

Afati përfundimtar i paraqitjes së ofertave nga firmat që paraqitën interes për të tërhequr dokumentet skadoi më 25 Tetor 2017. Nga të dhënat paraprake, rezulton se tërhoqën dokumentat 84 kompani ndërsa dorëzuan ofertat brenda afatit ligjor të përcaktuar mbi 40 kompani. Brenda datës 30 Nëntor 2017, Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të bëjë përmbylljen e fazës së parakualifikimit. Me marrjen e konfirmimit për këtë procedurë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të bëhet shpallja e kompanive të cilat vazhdojnë fazën e dytë të tenderit.

Informacion teknik:

Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan – Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Pavarësisht parashikimeve në kontratën fillestare, ndërtimi nuk shkoi siç duhet për shkak të problemeve me kontraktorët çka detyroi ARRSH të ndërpriste kontratën në mënyrë të njëanshme. Pas 24 muajsh jetëgjatësi të projektit u arrit të mbyllej vetëm 12% e veprës.

Bypass-i i Fierit i referohet ndërtimit të një Bypass-i rrugor të tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit (Bypass-i i Fierit) me gjatësi afërsisht 22 km. Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila në Lumin Seman, në kanalin e Hoxhares dhe atë të Pojanit. Janë parashikuar gjithashtu 4 kryqëzime në disnivel si dhe 2 gjysëm kryqëzime. Projekti u nis nga një kontraktor i cili nuk arriti të mbante ritmin e duhur të punimeve çka solli prishjen e njëanshme të kontratës nga ARRSH. Aktualisht, punimet për këtë vepër kanë mbetur në nivelin e 55%.

Next Post
RUBIK/ Mbyllja e uzinës së bakrit, papunësia në shifra alarmante

RUBIK/ Mbyllja e uzinës së bakrit, papunësia në shifra alarmante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In