Protestës së Partisë Demokratike në ditën e tretë të saj i është bashkuar edhe ambasadori italian Alberto Cutillo. Në çadrën e protestës ambasadori u takua me deputetin e PD, Oerd Bylykbashi. Ky i fundit tha për News24 se vizita e Cutillo-s ishte rastësore.
“Cutillo u interesua për gjendjen e protestuesve. Atij i bëri përshtypje protesta paqësore e organizuar nga opozita. Gjatë bisedës me të ne i bëmë me dije kushtet tona për të hyrë në parlament dhe në zgjedhjet e 18 qershorit,” tha Bylykbashi.
Ambasadori italian, vizitoi për rreth 15 minuta çadrën e protestës të ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë. Gjithashtu ditën e djeshme Grupi Parlamentar i PD-së mori vendim për të mos u kthyer në Parlament derisa te arrihet krijimi i qeverisë teknike qe do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme./a.m.