• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi reagon për Durrësin: Qyteti është kthyer në kopsht zoologjik

by A R
14/08/2016 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka reaguar sot në lidhej me një postim të kryeministrit Rama në rrjetet sociale. Sipas Bylykbashit, ka qenë Partia Socialiste ajo që e ka degjeneruar plazhin e Durrësit. Bylykbashi shkruan se qyteti është kthyer si një kopsht zoologjik ku qentë endacakë ende si banda. Këto deklarata,  deputet i PD i bëri përmes një shkrimi të gjatë shpërndarë për mediat.

Shkrimi i plotë i Bylykbashit:

Kryeministri paska qene ne Durresin tone dhe qenka mrekulluar nga mrekullite urbane te Rilindjes! Ky tallet me durrsaket, te vjetrit dhe te rinjte dhe as skuqet e as zverdhet. Por e keqja eshte se ka disa qe duartrokasin dhe shume te tjere heshtin edhe pse u perzihet.

Rilindje urbane qe paskan transformuar zonen e plazhit?! Cilat? Qe nuk ka uje, ikin dritat? Ne plazhin qe dikur krenoheshim por tashme kur kalon andej, jo vetem qe nuk e sheh detin nga rruga apo nuk dallon me kush eshte sektoria i “Agipit”, “Teutes”, “Apollonise”, “Hekurudhes” apo “Ilirise”, por ke vetem dy mure 10 apo 15 kateshe pallatesh qe ngjajne si rafte per njerez dhe nuk kane lidhje me turizmin. Vjet u shpenzuan 2 milion Euro per rrugen e plazhit, me palma e llampa, tani shqepet perseri rruga dhe futen ne xhepat e qelbur milionat.

Po kush e degjeneroi plazhin aq sa ka njerez qe thone qe e vetmja zgjidhje eshte ta sheshosh te terin por e dine qe kjo s’behet dot? Kryetaret e bashkise socialiste qe e moren qeverisjen qe ne vitin 2000 dhe kane bere kete katrahure. Ata e bene kete! Le te dale e te guxoje njeri te thote te kunderten!

Po ndertimet mbi arkeologjine qe pak qytetet ne bote e kane nen kembet e tyre kush i lejoi? Kush po shpenzon 6 milion dollare per nje shemti betoni qe e quakan “Vela” a ku e di njeri se cfare, nje ngrehine betoni (sikur vetem beton ka ne kete dynja) ne hyrje te Portit, nderkohe ne mos te investoheshin per kanalizimet se po permbytet qyteti me 15 minuta shi, te investohen per te nxjerre ne pah arkeologjine e qytetit.

Rilindje quan sheshin me pllaka e palma qe zhduku gjurmet e viteve 20 te shekullit te shkuar dhe e beri sheshin e Durresit 2700 vjecar te njejte me ato te shesheve te qyteteve qe ngriti komunizmi 50-60 vjet me pare?!

Eshte kthyer qyteti si nje kopsht zologjik nga qente endacake qe turren si banda neper qytet. Por kete e bej hallall, krahasuar me faktin qe Durresi eshte kthyer ne nje Palermo, Napoli apo Marseje nga instalimi ne te i bandave me te rrezikshme mafioze e kriminale ne vend por qe i kane frike edhe jashte Shqiperise.

Ndoshta i duket si rilindje Kryeministrit ajo karagjozata e lyerjes se fasadave qe shohin portin. Te duket sikur pallateve u ka plasur Lija e Dhenve apo Fruthi. Me ate u prezantohemi te gjithe turisteve qe vijne me tragete apo krocera, por eshte nje karagjozate qe ka kushtuar leke dhe nje pjese eshte ndare ne xhepat e qeveritareve.

Durresi qe ishte krenari e Perandorise Romake dhe asaj Bizantine njohu disa vale barbarie: fiset vandale, kryqetaret, normanet, turqit, por si barbaria e ketyre 16 viteve te fundit nuk kishte pare. Dikur po te iknin qytetaret mbetej Durresi me madheshtine antike. Po u zbraz qyteti sot, mbetet nje shemti urbane qe e ka emrin Rilindje.

Nuk do te mbaroja me keto, se ne Durres nuk ka qeverisje, por vetem alokim fondesh aty ku fitohet me shume lek me korrupsion. Le te permende po te doje fitoret me mijera vota. Sepse nje veper penale korrupsioni do vite qe te parashkruhet, me shume se nje mandat i marre me mijera vota te blera, apo importuara, apo emigrantesh qe nuk kane qene kurre ketu. Dhe dajakun e ligjit pas koke do ta kene!

Por ne fakt, kjo tallje e Kryeministrit eshte per cdo durrsak, dhe nuk mjafton te rrudhesh buzet, te flasesh nen ze e te kthehesh nga ana tjeter alla durrsakshe. Ketij qe tallet me ne, i duhet kthyer “gjysma e lekut” qe i kemi borxh!

 

Next Post

Rusja Darya Klishina përjashtohet nga Olimpiket

Comments 2

  1. sifi says:
    9 years ago

    Per shume probleme dhe deme qe ka pesuar Durresi nga ndertimet kaotike ne qytet dhe ne plazh ka te drejte por e keqja eshte gjuha prepotente qe perdor nga megalomania si dhe mohimi dhjete vjecare i drejtimit nga demokratet 1990-2000 ku prona publike e plazhit nga plepat deri ne Qerret Kavaje.ju dha militanteve qe ndihmonin PD. E fundit Durresi i dhimbset durrsakeve te vjeter dhe pak ty qe je I ardhur

    Reply
  2. arjani says:
    9 years ago

    Ej ta dha pergjigjen Durrsaku. kesaj pune i thone : O fol e mbaj , o dhit e haj”, megjithse ate po e hame ne ju po mbreteroni. Rrofte USA- reforma ne drejtesi qe nuk le gur pa leviz qe te mos behesh. Me kete tregove qe nuk e do as Durresin as Shqiperine, je kelysh maceje i Jabah Saliut

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com